14.7 C
Prizren
E diel, 21 Shtator, 2025

Përkujtohet 17 vjetori i masakrës së Celinës

Në Celinë të Rahovecit, sot është mbajtur një tubim përkujtimor me rastin e 17 vjetorit të masakrës së 75 civilëve të pafajshëm nga ky lokalitet.

Plaku Maxhun Ramadani rrëfen për ngjarje tronditëse të mëngjesit të 25 marsit të para 17 viteve, ku u masakruan në mënyrën më ç’njerëzore foshnja të porsalindura e njerëz që kishin mbi 90 vjetë.

Me rastin e shënimit të 17 vjetorit të masakrës së popullatës së pafajshme të këtij lokaliteti, është mbajtur një manifestim përkujtimor pjesë e të cilit ishin familjarë të dëshmorëve dhe martirëve, veteranë e invalid të luftës, banorë të Celinës dhe fshatrave përreth, si dhe zyrtarë komunal të Rahovecit.

Para të pranishmëve, në emër të fshatit ka folur, Muhamed Ramadani, i cili tha se tmerret e 25 marsit të vitit 1999 nuk mund të përshkruhen me fjalë me atë se çfarë ka ndodhur në Celinë, pasi armiku i mllefosur me humbjet e tij në beteja me luftëtarët e Lirisë, një ditë pas fillimit të bombardimeve nga Nato, u hakmorrë ndaj popullatës duarthatë duke mos kursyer fëmijë e pleqë.

Ndërkaq, kryetari i Rahovecit, Idriz Vehapi, tha se dhembjen dhe krenarinë për më të dashurit tonë duhet ta rikthejmë në forcë që ta zhvillojmë vendin.

Përveç fjalimeve është shfaqur një program i pasur artistik, i përgatitur nga nxënësit e shkollës së Celinës, të cilët kanë vendosur edhe nga një lule në varret e dëshmorëve dhe martirëve të këtij lokaliteti. /TV Prizreni/

Më Shumë

66 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Zhbllokohet kanalizimi në banesat sociale në Petrovë të Prizrenit

Pas raportimit të problemit me kanalizimin në njërën nga ndërtesat e banimit social në Petrovë të Prizrenit, dhe pas shqetësimeve të shprehura nga banorët...

Lajmet e Fundit