Nexhmi Krasniqi rikthehet në Prizren

Drejtori i Policisë në Prizren, Nexhmi Krasniqi, do të rikthehet në vendin e tij të punës në Prizren.

Ai i ka thënë “PrizrenPress”-it se do të dalë në punë javën e ardhshme në postin që e ka pasur si drejtor i Policisë.

“Javën e ardhshme do të rikthehem me punë në Prizren, në postin që kam pasur para suspendimit”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi pasi ishte suspenduar nga Inspektorati Policor i Kosovës, muajin e kaluar nënshkroi vendimin për kthimin e tij në pozitën e njëjtë të punës.Mirëpo,vendimi ishte ndryshuar pasi që Krasniqi ka dalë në vendin e punës, duke transferuar si shef i operativës në Gjakovë.

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) në shtatorin e vitit të kaluar i kishte rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Prizrenit, Nexhmi Krasniqit, së bashku me Besim Rexhepin, udhëheqës në sektorin e hetimeve të vrasjeve, nën dyshimin se nga informacionet që posedonte IPK kishte ankesa nga qytetarët ndaj tyre.

Rexhepi ishte kthyer në punë rreth tre muaj më parë, ndërsa muajin e kaluar kthimin në punë e nënshkroi edhe drejtori Krasniqi. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Suharekë, sekuestrohen monedha që dyshohet se janë të falsifikuara

Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës se ka pranuar monedha metalike që dyshohet se janë të falsifikuara.   Në rastin i cili është regjistruar...

Rahoveci vazhdon mbështetjen e fermerëve me pleh artificial

Komuna e Rahovecit ka nisur shpërndarjen e plehut artificial për përfituesit e fazës së dytë të programit komunal të mbështetjes për fermerët. Sipas njoftimit të...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit