Mësuesen e pushojnë nga shkolla pas fotove me të brendshme

Një asistent/mësuese në Britaninë e Madhe u pushua nga një shkollë fillore, pasi prindërit zbuluan fotot e saj me të brendshme.

Gemma Laird, 21 vjeç, tha se ajo ka modeluar për të brendshmet.

Por prindërit kishin deklaruar se nuk duan që fëmijëve të tyre t’u japë mësim një modele.

21-vjeçarja, që ka një vajzë 4-vjeçare, Zofia, tha se u ndje keq.

“Drejtoresha më bëri të ndjehem e pistë, sikur isha një prostitutë. Është qesharake,” tha ajo.

Sipas saj, ajo i ka njoftuar drejtuesit e shkollës që ka qenë modele.

Që kur është pushuar, ajo i është kthyer modelingut.

Më Shumë

Biblioteka e Prizrenit shënon 1 Qershorin me aktivitet festiv për fëmijë

Me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, kopshti “Perspektiva”, në bashkëpunim me Bibliotekën e Qytetit të Prizrenit, organizoi një aktivitet të...

E dhimbshme: Vdes i mituri që u aksidentua ditë më parë në Zhur të Prizrenit

Një fëmijë ka humbur jetën në QKUK, i cili më 27 maj ishte goditur nga një veturë në Zhur të Prizrenit. Rastin e ka konfirmuar...

Lajmet e Fundit