25.8 C
Prizren
E shtunë, 28 Shtator, 2024

Shtyhet seanca për vrasjen e trefishtë në Prizren(Video)

Është shtyrë seanca ndaj dy të akuzuarve për vrasjen e trefishtë në Prizren në mars të vitit të kaluar.

Seanca e caktuar për sot në Departamentin e Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Prizren nuk u mbajt, ngase prokurori nuk i ka pajisur të akuzuarit dhe mbrojtjen e tyre me të gjitha provat e përfshira në aktakuzë.

Betim Shala, avokati i të akuzuarit Ejup Shemollari tha se nuk e ka CD-në në të cilën prokurori pretendon se shihet i akuzuari Shemollari duke dalë nga makina me pistoletë në dorë.

Shala propozoi që të bëhet edhe ekzaminimi i veturës në të cilën kanë qenë të akuzuarit.

Prokurori deklaroi në seancë se nuk ua ka dorëzuar avokatëve këtë provë, ngase punëtori i teknologjisë informative ishte në pushim, por premtoi se do ta bëjë dorëzimin e CD-së.

Ai tregoi se nuk e di nëse është bërë ekzaminimi i makinës së përdorur nga të akuzuarit për vrasje.

Gjykata e obligoi prokurorin që t’i pajisë avokatët me të gjitha provat e përmendura në aktakuzë.

Mahmut Halimi, avokati i Eshref Shemollarit kërkoi që klientit të tij t’i bëhet ekspertizë neuropsikiatrike, me arsyetimin se ai vrasjet për të cilat akuzohet i ka kryer në gjendje të afektit mendor.

Gjykata hodhi poshtë këtë kërkesë të avokatit duke i sugjeruar atij që këtë kërkesë ta paraqesë gjatë rrjedhës së mëtutjeshme të procesit gjyqësor.

Seanca që nuk u majt sot u caktua më 21 prill.

Eshref e Ejup Shemollari që mes vete janë babë e bir akuzohen për vrasje të rëndë të 3 personave në Prizren më 8 mars 2015.

“Dy të pandehurit babë e bir ditën kritike me automjetin e tyre ‘Golf 2’ kishin shkuar në vendin e ngjarjes ku nga automjeti kishte dalë i pandehuri i parë me armën automatike që kishte në dorë, ndërsa djali i tij me pistoletë në dorë, filluan të qëllojnë duke lënë të vdekur tre viktimat: Haki Thaçin, Ferdi Shishkon dhe Belgin Ersojin,” thuhet në aktakuzë.

Shtyrjen e seancës së këtij gjykimi e konfirmoi për KALLXO.com Mahmut Halimi, avokati i Eshref Shemollarit.

“Prokuroria nuk i ka përmbushur në tërësi detyrimet e veta edhe në raport me të akuzuarin e parë, zotëri Eshref edhe zotin Ejup edhe për këtë arsye erdhi deri te shtyrja, për t’i dhënë mundësi prokurorit t’i dorëzojë provat, të cilat janë shumë të nevojshme dhe shumë të rëndësishme për këtë çështje. Prova e ekzaminimit të veturës, për shkak se është jo kontestues fakti se vetura ka qenë e goditur nga disa plumba,” tha Halimi.

Halimi tha se nuk do të heqë dorë nga kërkesa për ekzaminim neuropsikiatrik të Eshref Shemollarit.

“Do të këmbënguli ta bindi gjykatën se në rastin konkret zoti Eshref ka vepruar në gjendje të afektit të rëndë mendor. Çështja e afektit të rëndë mendor me çështjen e përgjegjësisë penale, gjegjësisht gjendjes psikike të pandehurit, diametralisht dallon njëra nga tjetra, kështu që unë do të këmbënguli për ta vërtetua sa më drejtë këtë çështje, e cila më të vërtetë ka marrë një epilogu tragjik shumë të rëndë,” tha Halimi./kallxo.com/

Më Shumë

Policia shqiptoi 2292 tiketa trafiku në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2292 tiketa për pjesëmarrësit e trafikut për shkak të...

Policia kërkon ndihmë për kapjen e tre personave, dyshohen për kultivim të kanabisit në Malishevë

Policia e Kosovës po kërkon ndihmë për kapjen e tre personave që dyshohen për veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës...

Lajmet e Fundit