25.8 C
Prizren
E shtunë, 28 Shtator, 2024

Historia rrënqethëse e gruas që u detyrua të punojë si skllave seksi

Shandra Woworuntu nga Indonezia kishte shkuar në ShBA me shpresë që të fillojë një karrierë në industrinë hoteliere. Në vend të kësaj ajo u trafikua.

Ajo kishte shkuar në ShBA javën e parë të qershorit në vitin 2011. Për të Amerika ishte vend i ëndrrave, transmeton Klan Kosova.

“Për mua, ishte një vend i premtimit dhe mundësisë”.

“Kur arrita në aeroport dëgjova emrin tim dhe u ktheva për ta parë njeriun që po e mbante fotografinë time. Ai njeri po më shikonte me shumë ëmbëlsi. Quhej Johnny dhe unë prisja që ai të më dërgonte në hotel që të filloja punën”.

Mirëpo jo gjithçka doli ashtu siç ajo e kishte planifikuar. Ajo duhej që të shkonte mijëra kilometra larg, pasi që ajo ndodhej në New York dhe i duhej që të udhëtonte për në Chicago.

Si një 24 vjeçare ajo kishte diplomuar për financa dhe kishte punuar në një bankë në Indonezi. Por në vitin 1998 vendi i saj u godit nga kriza financiare kështu që ajo humbi punën.

Për ta mbajtur familjen asaj i’u desh që të gjej punë të tjera alternative derisa gjeti një mundësi që të udhëtojë për në ShBA për të punuar në hotel.

“I kalova të gjitha testet për këtë punë. Plani ishte që nëna dhe motra ime të kujdeseshin për vajzën time për gjashtë muaj sa kisha në plan të punoja. Më pas tani do rrisja vajzën time”.

Së bashku me të ishin edhe katër femra të tjera dhe një mashkull.

Përderisa ishin duke udhëtuar me një veturë, Johnny, u kishte thënë atyre që duhet ta ndërrojnë veturën.

“Ne e bëmë atë që na tha dhe unë shikoja nga dritarja dhe e pash që Johnny po i jepte shoferit disa para. Mendova që diçka nuk është në rregull mirëpo vazhdoja t’i thoja vetës që të mos brengosesha”.

Por, gjatë rrugës ata ndërruan edhe dy vetura të tjera. Derisa shoferi i veturës së katër i armatosur ia kishte hapur derën e veturës duke bërtitur “Vajza të reja”.

Në atë moment ajo e kuptoi që kishte rënë pre e mashtruesve.

“Vetëm disa orë pasi arrita në ShBA unë u detyrova që të bëja seks”.

“Isha e tmerruar, por diçka kërciti në kokën time – e ishte instinkti për mbijetësë. Ajo çfarë mësova aty ishte që të bëja çfarë më urdhëronin”.

Ditën tjetër, Johnny, i kishte kërkuar falje duke i thënë se krejt kjo është një keqkuptim pasi që ishte ngatërruar kompania.

Ajo tregon se si ai i ishte thënë se gjithçka do të ishte në rregull.

“I besova. Pas gjithë atyre gjërave të këqija ai mu dukej sikur një engjëll. Kështu që mendova që ankthi kishte përfunduar dhe tani do të shkoja në Chigaco për të filluar punën”.

Atë ditë ajo u detyrua nga trafikantët që të bëjë seks. E kjo gjë ndodhi edhe për muajt e ardhshëm.

“Bordelet dukeshin si shtëpi normale nga jashtë mirëpo brenda ishin diçka tjetër”.

“24 orë në ditë ne duhej që të qëndronin tërësisht të zhveshura në pritje të klientëve. Nëse askush nuk vinte atëherë mund të flinim pak, edhe pse asnjëherë në shtrat. Por ndodhte shpesh që edhe vet trafikantët nga përdhunonin”.

Ajo tregon se në atë kohë ishte si e mpirë dhe nuk mund të qante. Ishte tejet e pikëlluar, e zemëruar e e dëshpëruar dhe gjithë çfarë bënte është të tentonte të mbijetonte. Ndonëse trafikantët nuk e rrihnin pasi që ajo i dëgjonte, klientët ishin shumë të dhunshëm ndaj saj.

“Gjithmonë mendoja se si të ikja, por mundësitë ishin të pakta”.

Woworuntu në historinë e saj tregon se sa herë ka tentuar që të ikte, e se si një grua që i mbikëqyrte i kishte thënë se në rast se ajo dhe shoqja e saj Nina, arrinë të ikin atëherë t’i telefonojnë një njeriu që do u ndihmonte.

Jo shumë kohë pasi që gruaja që i mbikëqyrte ia dha numrin e një njeriu që në rast se mund të iknin t’i telefononin ajo dhe Nina arritën që të largohen.

“Ne e telefonuam njeriun që na kishte thënë ajo. Ai ishte një burrë nga Indonezia. Edhe ai na premtoi që do na ndihmojë. Ishim shumë të lumtura. Ai erdhi ku ishim dhe na dërgoi në një hotel dhe na la aty duke na thënë se do vinte kur të na gjente punë”.

“Ai na ushqente dhe na solli disa rroba. Por disa javë më pas ai na detyroi që të bënim seks me disa burra në hotel. Kur ne refuzuam, ai e telefonoi Johnny që të vinte të na merrte. Ai doli të ishte një trafikant tjetër dhe gruaja që nga mbikëqyrte dhe ai po punonin së bashku”.

Por, pak para se të arrinte Johnny ajo arriti që të ikte, por fatkeqësisht Nina nuk ia arriti.

“Gjeta një stacion të policisë dhe oficerit i tregova gjithë historinë. Ai nuk më besoi dhe më largoi. Unë kërkova ndihmë edhe nga dy policë të tjerë mirëpo mora të njëjtën përgjigjje”.

“Kështu që shkova në konsullatën e Indonezisë që të kërkoja për dokumente. Por, as ata nuk më ndihmuan”.

Ajo tregon se si ishte detyruar që të flinte në rrugë, pasi që nuk njihte askënd në ShBA. Herë pas herë ajo i tregonte njerëzve historinë e saj mirëpo kishte të tillë që fare nuk i besonin.

“Një ditë në parkun Grand Ferry, një njeri që quhej Eddy më solli ushqim. Ai më tha se nesër do të vinte pasdite. Të nesërmen shkova në të njëjtin vend në park dhe kur ai erdhi më tregoi se kishte folur me FBI dhe që duhej të shkonim në stacion që oficerët të më ndihmonin”.

“Kështu që Eddy më dërgoi atje dhe dy detektivët më pyetën. I tregova që unë mbaj një ditar ku i kam të shënuar lokacionet e bordeleve”.

“Ata më thanë se nëse unë isha gati të shkoja për t’i shpëtuar shoqet e mija”.

Në atë moment ajo bashkë me policinë u nis për në bordelin në Brooklyn. Ajo shprehet se gjithë ngjarja ishte si një skenë filmi, ku policët të maskuar si të pastrehë qëndronin jashtë bordellos dhe shumë policë të tjerë të armatosur prisnin për momentin e intervenimit.

“Një polic po shtirej që ishte klient. Unë e pash Johnny që u shfaq tek dera dhe pas një bisede të shkrutë polici kishte hapur një grilë metalike. Brenda pak minutave gjithë ekipa e policisë hyri brenda bordelos”.

Ajo tregon për momentin rrënqethës kur më në fund përveç vetes ajo arriti t’i shpëtojë edhe shoqet e saj që ishin viktima të trafikimit.

“Pas një ore policët më thanë që të hyja brenda. Aty unë e identifikova Johnny dhe disa vajza në mesin e të cilave ishte edhe Nina”.

“Më lejoni të ju them që i kam parë këto gra që të dalin nga kjo ndërtesë vetëm me një peshqir dhe ky ishte momenti më i mirë i jetës time. Po, të lindësh është një mrekulli, por asgjë nuk krahasohet me emocionet që përjetova kur pash shoqet e mija të lira. Nën dritën blu e kuq të policisë ne po vallëzonim e bërtisnim me tërë qenien”.

FBI ia mundësoi asaj që të kontaktojë me Safe Horizon, që ka një organizatë në New York që i ndihmon viktimat e abuzimit sidomos ato të trafikimit. Organizata e Horizon e ndihmoi atë që të qëndrojë në mënyrë legale në ShBA si dhe ia mundësuan që të gjejë një punë.

Për shkak të procedurave ajo nuk mund të kthehej në vendlindje ku kishte nënën, motrën dhe vajzën e saj. Madje trafikantët kishin shkuar tek shtëpia e saj për ta kërkuar. Por me ndihmën e organizatës ajo arriti që ta marr familjen e saj në ShBA.

Tani 15 vjet më vonë Woworuntu tregon se natën ka ende ankthe e që lidhjet me meshkuj nuk i ka fare normale. Për ato ditë të tmerrshme që i kishte kaluar si e trafikuar ajo e viziton trapistin çdo javë.

Por pavarësisht kësaj ajo ka vendosur që të bëjë gjithçka për t’i ndihmuar viktimat e trafikimit. Wonworuntu ka ndarë historinë e saj me shumë nxënës dhe studentë e madje ajo bashkëpunon edhe me shumë institucione qeveritare me të vetmin qëllim, që tu ndihmojë personave që kanë ra pre e trifikantëve.

Më Shumë

Edhe një projekt i rëndësishëm në Rahovec, nis ndërtimi i terrenit sportiv në Hoçë të Vogël

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka bërë me dije se kanë filluar punimet për ndërtimin e terrenit sportiv në Hoçë të Vogël. https://prizrenpress.com/kabashi-truck-shet-kamiona-te-punes/ Ai...

Rahoveci dhe Haraçina bashkëpunojnë për një të ardhme të gjelbër

Kryetari i Komunës së Rahovcit, Smajl Latifi, ka marrë pjesë në konferencën e projektit ndërkufitar “Be Clean, Be Green”, i cili do të zbatohet...

Lajmet e Fundit