7 C
Prizren
E martë, 10 Mars, 2026

Agjenti amerikan përplaset me truprojën e Erdoganit

Qëndrimi i Presidentit turk në Washington, Recep Tayyip Erdogan, përveç protestave dhe përplasjeve të shumta ka ofruar edhe këtë pamje. Ky është momenti i pabesueshëm kur një agjent i shërbimit sekret amerikan është filmuar duke debatuar ashpër me një nga truprojat e Erdogan, pas përleshjeve me protestuesit dhe gazetarët në Washington.

Udhëheqësi turk ishte në kryeqytetin amerikan për të marrë pjesë në samitin bërthamor të udhëheqësve botërorë, kur përleshja shpërtheu jashtë Institutit Brookings.

Kalimtarët kanë filmuar momente kur truprojat e ngarkuar për sigurinë e Presidentit turk shqyen parrulla anti-Erdogan nga duart e protestuesve, ndërsa gazetarët deklaruan se ata u shtynë edhe dhe shkelma.

Pikërisht pas këtyre incidenteve, një agjent i shërbimit sekret amerikan është filmuar duke i tërhequr vëmendjen truprojës turk: “Kjo është Amerika!”

Në pamjet e filmuara nga Cenk Sidar, një kolumnist turk, agjenti është dëgjuar duke thënë:

“Qëndro në këtë anë të rrugës. Më kuptoni. I thoni atij të qetësohet, kjo është Amerika. Sillu si i rritur, qëndro në këtë anë të rrugës. Duke shkuar sa andej-këndej po shkaktoni më shumë probleme për mua dhe mbrojtjen tuaj”.

Të enjten, pasi Erdogan mbërriti në Institutin Brookings për të dhënë një fjalim, protestuesit u mblodhën përjashta me pankarta me mbishkrimet: ”Fashist” dhe “vrasës”.

https://youtu.be/NyXuF7euQRY

Më Shumë

OVLUÇK-ja: E papranueshme dhe fyese që kategoritë e dala nga lufta s’u ftuan në Kuvend për seancën kushtuar ‘Epopesë së UÇK’-së

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së përmes një reagimi publik ka thënë se është e papranueshme dhe fyese që në seancën solemne për...

Prizrenaset të pandalshme – Bashkimi mposht bindshëm Penzën

Skuadra e femrave e Bashkimi ka vazhduar me paraqitje të mira, duke shënuar fitore bindëse ndaj Penzës me rezultat 68:91, raporton PrizrenPress. Ndeshja nisi e...

Lajmet e Fundit