Nuk ka kolona në pikat kufitare

Kufi-kolonat e makinaveNgarkesat në pikat kufitare janë tejkaluar kryesisht, dhe një proces nëpër pikë kalimet kufitare me Serbinë dhe Shqipërinë që zgjaste me orë të tëra, tani nuk zgjatë më shumë se 20 minuta, ka thënë për KosovaPress shefi i Zyrës për Informim në Policinë e Kosovës, Baki Kelani.

Sipas tij, ngarkesa ka pasur kryesisht në pikën kufitare me Serbinë, në Merdare dhe Dheu i Bardhë, dhe atë me Shqipërinë në Vërmicë.

Sipas tij, vonesat kishin ndodhur për shkak të frekuentimit të madh të automjeteve, edhe pse Kelani thotë se janë angazhuar maksimalisht për të shkurtuar kohën për kalimin e pikave kufitare.

Më Shumë

Sot nis Botërori 2026

Sot zyrtarisht nis Kupa e Botës 2026, turneu më i madh në historinë e futbollit, që për herë të parë do të organizohet nga...

Dyshohet se lejuan kundërvajtësit të largohen pa masa ligjore, IPK rekomandon suspendimin e tre policëve në Prizren

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës ditë më parë kanë filluar të ndërmarrin veprime fillestare hetimore lidhur me veprimet/reagimet policore ku dyshohet se janë...

Lajmet e Fundit