Me një manifestim përkujtimor, në kompleksin e varrezave të martirëve në Korishë të Prizrenit, janë përkujtuar 77 civilët e vrarë para 17 vitesh, të cilët ishin përdorur mburojë e gjallë nga serbët karshi sulmeve ajrore të NATO-s.
Pjesë e këtij tubimi ishin familjarë të dëshmorëve dhe martirëve, banorë të Korishës dhe fshatrave përreth, si dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme dhe zyrtarë të partive politike.
Në emër të Këshillit Organizativ të manifestimit ka folur Rexhë Ukaj, i cili tha se në këtë ditë para 17 vitesh, korishasit i kaploi tmerri i përgjakur pas kurthit që bënë armiqtë ndaj popullatës civile, duke shkaktuar dhjetëra të vrarë e të plagosur në mesin e të cilëve të moshuar dhe fëmijë.
Sekretari i degës së OVL të UÇK-së në Prizren, Isa Berisha tha se se 13 maji i vitit 1999 ka lënë dhimbje dhe trishtim për të gjithë ne, sepse barbarët e paskrupulltë humbjet në fushën e nderit u munduan t’i zbusin duke vrarë e masakruar civilë të shumtë që është rast i pashembullt në botë.
Ndërkaq, Ramadan Muja, tha se gjaku i dëshmorëve dhe martirëve në luftën çlirimtare vulosi themelet e shtetit të Kosovës.
Pjesë e këtij tubimi përkujtimor ishte edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili tha se barbaria e armikut ishte që gjithmonë për shekuj me radhë të na shkaktojë dhimbje përmes metodave më të liga njerëzore. Sipas tij, kjo ngjarje është një përkujtim i kujtesës sonë se sa e shtrenjtë ishte rruga e lirisë të cilën e gëzojmë sot.
Në emër të familjeve të dëshmorëve dhe martirëve të Korishës, ka folur Hasan Ahmetaj, i cili tha se karvanit të gjatë të sakrificës së shqiptarëve për liri iu bashkuan edhe civilët e vrarë në Korishë. Për këtë gjë, sipas tij, duhet të ndjehemi krenar për të kaluarën tonë ku është derdhur shumë gjak për çlirimin e vendit.
Pas fjalimeve dhe shfaqjes së një programi artistik nga nxënësit e shkollës “Dëshmorët e Kabashit”, janë bërë homazhe dhe janë vendosur buqeta lulesh në varret e martirëve/ TV Prizreni/
NË KORISHË U PËRKUJTUAN 77 MARTIRËT E VRARË NGA KURTHI I ARMIKUTMe një manifestim përkujtimor, në kompleksin e varrezave të martirëve në Korishë, janë përkujtuar 77 civilët e vrarë para 17 vitesh, të cilët ishin përdorur mburojë e gjallë nga serbët karshi sulmeve ajrore të Nato-s. Pjesë e këtij tubimi ishin familjarë të dëshmorëve dhe martirëve, banorë të Korishës dhe fshatrave përreth si dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme dhe zyrtarë të partive politike.Në emër të Këshillit Organizativ të manifestimit, ka folur Rexhë Ukaj, i cili në mes tjerash tha se në këtë ditë para 17 vitesh, korishasit i kaploi tmerri i përgjakur pas kurthit që bënë armiqtë ndaj popullatës civile, duke shkaktuar dhjetëra të vrarë e të plagosur në mesin e të cilëve të moshuar dhe fëmijë. Në emër të shoqatave të dala nga lufta, ka folur sekretari i degës së OVL të UÇK-së në Prizren, Isa Berisha, i cili tha se tha se 13 maji i vitit 1999 ka lënë dhimbje dhe trishtim për të gjithë ne,sepse barbarët e paskrupulltë humbjet në fushën e nderit u munduan t’i zbusin duke vrarë e masakruar civilë të shumtë që është rast i pashembullt në Botë. Ndërkaq, Ramadan Muja, tha se gjaku i dëshmorëve dhe martirëve në luftën çlirimtare vulosi themelet e shtetit të Kosovës. Pjesë e këtij tubimi përkujtimor ishte edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili tha se barbaria e armikut ishte që gjithmonë për shekuj me radhë të na shkaktojë dhimbje përmes metodave më të liga njerëzore. Kjo ngjarje tha ai, është një përkujtim i kujtesës sonë se sa e shtrenjtë ishte rruga e lirisë të cilën e gëzojmë sot. Në emër të familjeve të dëshmorëve dhe martirëve të Korishës, ka folur Hasan Ahmetaj, i cili tha se kalvarit të gjatë të sakrificës së shqiptarëve për Liri i’u bashkuan edhe civilët e vrarë në Korishë, dhe për këtë gjë tha ai, duhet të ndjehemi krenar për të kaluarën tonë ku është derdhur shumë gjak për çlirimin e vendit. Pas fjalimeve dhe shfaqjes së një programi artistik nga nxënësit e shkollës “ Dëshmorët e Kabashit”, janë bërë homazhe dhe janë vendosur buqeta lulesh në varret e martirëve ….
Gepostet von Televizioni Prizrenit am Freitag, 13. Mai 2016