14.7 C
Prizren
E enjte, 25 Shtator, 2025

Ja sa femra ka punësuar Shukriu në tre muaj

Ish-kryebashkiaku tentoi të mbytej në rezervuar pas publikimit të videoskandalit Lidhur me çështjen ndaj Shukri Xhelilit, Drejtori i qendrës së kulturës në Dibër është rrëfyer se në tre muaj ish kryebashkiaku i ka sjellë katër femra në pozicione të ndryshme të punës.

Drejtori i qendrës së kulturës në Dibër, Veli Vraniçi, është një nga dëshmitarët e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, në procesin gjyqësor që do zhvillohet kundër ish-kryebashkiakut të Dibrës Shukri Xhelili.

Në dëshminë e dhënë në Prokurori, ai ka rrëfyer se shtetasja A.A., është punësuar në dhjetëditëshin e tretë të muajit mars 2016, si magaziniere në qendrën kulturore të Dibrës.

Në dëshminë e tij, Veli Vraniçi tregon se në tre muajt e fundit me urdhër të Shukri Xhelilit janë punësuar në qendrën kulturore dhe katër femra si, A.A me detyrë magaziniere, S.V, punonjëse bibloteke, A.D, pastruese në muze dhe A.Sh., shkruan “Shqiptarja”. Vajza e skandalit ka treguar se i kanë dhënë një kamera të vogël të cilën sipas saj, ja kanë montuar në kuletën e saj.

Më Shumë

LDK në Malishevë premton ujë të pijshëm, energji dhe investime në bujqësi

LDK ka hapur fushatën në Malishevë, ku kryetari Lumir Abdixhiku dhe kandidati për kryetar, Fatmir Ademaj, premtuan ujë të pijshëm, furnizim të qëndrueshëm me...

“Pirati i Prizrenit” në ndjekje të rekordit të Samuel Eto’o

Vedat Muriqi vazhdon të shkëlqejë në elitën e futbollit spanjoll. Pas golit të bujshëm kundër Realit të Madridit në “Bernabeu”, sulmuesi i Kosovës nuk...

Lajmet e Fundit