Ribashkimi i opozitës, mision i pamundur i Zafir Berishës

Deputeti i partisë “Nisma për Kosovën” dhe njëri nga kritikuesit më të mëdhenj të koalicionit qeverisës PDK-LDK, Zafir Berisha, ka nisur një mision të vështirë dhe për shumëkënd vështirë të realizuar. Ai po mundohet t’i ribashkojë partitë opozitare, “Vetëvendosjen”, AAK-në dhe “Nismën”, në një front të përbashkët kundër Qeverisë “Mustafa”. Por pas thyerjes së heshtave ndërmjet LVV-së dhe AAK-së, ribashkimi konsiderohet “mision i pamundur” i Berishës.

Përderisa Lëvizja “Vetëvendosje” nuk ka dhënë qëndrimin e saj për këtë çështje, pavarësisht insistimit të “Zërit” për të marrë një përgjigje, në AAK nuk japin shumë shpresa për ribashkim me “Vetëvendosjen”.

Ndërkohë analistët politikë në vend vlerësojnë se ribashkimi i opozitës është i domosdoshëm nëse këto subjekte mendojnë ta largojnë nga pushteti koalicionin aktual qeverisës.

Deputeti i “Nismës”, Zafir Berisha, ka thënë për “Zërin” se edhe pas ndarjes së AAK-së e “Nismës” me “Vetëvendosjen” ka vazhduar të mbajë kontakte të vazhdueshme me përfaqësuesit e subjekteve opozitare dhe, sipas tij, deri në shpalljen e zgjedhjeve të reja nuk përjashtohet mundësia e formimit të bllokut të bashkuar opozitar.

Berisha ka thënë se është ithtar i bashkimit të opozitës, pasi, sipas tij, në atë mënyrë do ta largonin nga pushteti koalicion aktual qeverisës. /Zëri/

Më Shumë

Mbi 12 mijë turistë u futën në Shqipëri në 12 orët e fundit

Pika kufitare e Morinës po përballet me fluks të lartë lëvizjesh, ndërsa qindra pushues nga Kosova dhe vendet e rajonit kanë zgjedhur bregdetin shqiptar...

Thaqi vazhdon me Drinin e Bardhë edhe për një sezon

Drini i Bardhë ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me mbrojtësin Ragip Thaqi, i cili do të mbrojë ngjyrat e klubit edhe në sezonin e...

Lajmet e Fundit