21 C
Prizren
E diel, 27 Korrik, 2025

Vdes 68 vjeçari duke bërë seks me fqinjen

Afër lumit Vrbas në Bosnje, policia ka gjetur trupin e pajetë të një 68 vjeçari, vdekja e të cilit sot është temë kryesore në mesin e banorëve aty dhe inspektorëve të policisë.

Kjo pasi që hetimi ka konstatuar se ai kishte vdekur meqë zemra i kishte pushuar së rrahuri pasi kishte konsumuar viagra dhe më pas ka kryer marrëdhënie seksuale me fqinjen e tij 75 vjeçare, transmeton Klan Kosova.

Sipas hetimeve të fundit është konstatuar se kjo e fundit për ta mbajtur të fshehtë mënyrën e vdekjes së tij, e kishte veshur me rroba të vdekurin dhe kishte tentuar ta hidhte ne lum, por nuk i kishte mbetur më forcë, meqë e kishte penguar një mur që ndante lumin me shtëpinë e saj.

“Nuk e di se përse nuk e ka lajmëruar menjëherë policinë, por kishte ardhur tek unë dhe më ka treguar që ai ka vdekur në shtëpinë e saj, gjë që më ka tronditur”, ka thënë një fqinje e tyre.

Ajo po ashtu ka treguar se pas gjithë kësaj që ka ndodhur, gruaja 75 vjeçare ka shkuar tek motra e saj në qytetin e Visokos.

Ata që e njohin gruan, tek të cila ka ndërruar jetë burri nga Banja Lluka, kanë treguar se ajo është shumë vitale dhe se duket shumë më e re nga mosha që ka.

“Ajo jeton në relacionin Suedi-Banjallukë, dhe me të vërtetë duket bukur”, ka shtuar një e njohur e saj.

Më Shumë

Ushtarët kroatë të KFOR-it patrullojnë në Vërmicë

Ushtarët kroatë nga Komanda Rajonale Perëndim (RC-W) e misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, planifikuan dhe kryen patrullime në Vërmicë. “Patrullime të tilla realizohen për...

Ballkani përforcohet me Diar Vokrrin dhe Adnan Golubovic në prag të sfidave evropiane

FC Ballkani ka zyrtarizuar dy afrime të rëndësishme në prag të ndeshjeve të sezonit të ri dhe sfidave në arenën ndërkombëtare. Futbollisti i ri...

Lajmet e Fundit