Fatmir Limaj: I kemi munguar Kosovës

Lideri i Nismës, Fatmir LImaj, mendon se skenës poilitike kosovare i ka munguar një kuvend zgjedhor si ai i partisë së tij.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Limaj ka falenderuar socialdemokratët e Nismës.

“Mirënjohje e thellë për të gjithë socialdemokratët e NISMA-së”.

“I falenderoj me respekt të gjithë delegatët e NISMA për Kosovën, që morën pjesë në Kuvendin e parë Zgjedhor, e që në fakt ishte një Kuvend model që i mungonte skenës sonë politike. Ky Kuvend na dha të gjithëve një arsye më shumë për të qenë krenarë për Nismën”.

“Falënderim nga zemra për të gjithë delegatët që përfaqësonin zërin e mijëra anëtarëve dhe simpatizantëve të Nismës, e të cilët më dhanë besimin e tyre për kryetar të NISMA për Kosovën”.

“Për mua është një arsye më shumë për t’i shërbyer me shpirt familjes sonë socialdemokrate, me ndershmëri, përkushtim e dinjitet”, ka shkruar Limaj.

NISMA-kuvendi

Më Shumë

Sot varroset 26-vjeçari që vdiq në vendin e punës në Prizren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Prizren, ku një person ka humbur jetën në vendin e punës. 26-vjeçari, bëhet e ditur se do...

15-vjeçari në Dragash gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici

Një fëmijë 15-vjeçar ka dorëzuar në Polici një kuletë me të holla që e kishte gjetur derisa po lëvizte në rrugën Dragash-Brod, afër fshatit...

Lajmet e Fundit