3.9 C
Prizren
E diel, 16 Nëntor, 2025

AAK-së në Prizren i bashkohen 25 të rinj

Të enjten në AAK, kanë aderuar edhe 25 të rinj prizrenas, në një ceremoni në të cilën morri pjesë edhe lideri i këtij subjekti politik, Ramush Haradinaj.

Në zyrat e degës së AAK-së në Prizren, në një ceremoni të organizuar janë shpërndarë libreza anëtarësimi në këtë subjekt politik për 25 të rinj, bën të ditur zyrtarë të AAK-së.

Një gjë e tillë është mirëpritur nga lideri i kësaj partie, Ramush Haradinaj, i cili tha se AAK e ka derën e hapur për të gjithë ata që i kontribuojnë zhvillimit të Prizrenit dhe Kosovës në përgjithësi në forma të ndryshme.

Ndërkaq, kryetari i degës së AAK-së në Prizren, Lulzim Kabashi, tha se është inkurajuese besimi i të rinjve për partinë tonë. Akti i sotëm, tha ai, demantojnë insinuatat që po shfaqin rivalet nga frika e rritjes sonë, duke aluduar në aderimin e para disa ditësh te një zyrtari të AAK-së në LVV.

Ai tha se aderime të ngjashme do të ketë edhe javët në vijim.

Leonard Prenaj, i sapoaderuar në këtë subjekt politik, beson fuqishëm se AAK është parti që mund të ndryshojë gjërat në të mirë të shtetit dhe popullit.

Pas kësaj ceremonie, në shenjë nderimi për viktimat e tragjedisë së Stambollit, Ramush Haradinaj, dhe pjesëmarrësit tjerë vizituan konsullatën turke në Prizren, duke u solidarizuar me popullin e Turqisë pas tragjedisë së fundit.

Gjatë ditës, Ramush Haradinaj, ka takuar edhe zejtarë të vjetër në Prizren, ndërsa për nder të muajit të Ramazanit, dega e AAK-së do të shtroj një iftar. /TV Prizreni/

Më Shumë

I shoqëruar nga nëna dhe bashkëshortja, Ardian Shala voton në Suharekë

Kandidati për kryetar të Suharekës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ardian Shala, ka ushtruar të drejtën e votës në njërën nga qendrat...

Memli Krasniqi jep dorëheqje nga posti i kryetarit të PDK-së

Pas mbledhjes së Kryesisë së PDK-së, kryetari Memli Krasniqi ka njoftuar dorëheqjen e tij nga drejtimi i partisë. Në një konferencë për media, ai ka...

Lajmet e Fundit