7.5 C
Prizren
E shtunë, 21 Mars, 2026

Tre britanikë dënohen për trafikim të rrezikshëm me shqiptarë

Tre shtetas britanikë, mes tyre dhe një ish-kampion britanik i xhudos janë dënuar nga gjykata për trafik të paligjshëm të emigrantëve shqiptarë në Britani, me barkë përmes brigjeve të kanalit anglez, Kent.

Robert Stilwell, 33, nga Dartford, është dënuar me 4 vjet pasi u akuzua si fajtor për tentativën e trafikut drejt Britanisë të 18 shqiptarëve përmes një barke, duke rrezikuar mbytjen e tyre.

Mbrëmjen e 28 majit, 15 burra, një grua dhe dy fëmijë shqiptarë u shpëtuan nga rojet bregdetare pas telefonatës së familjarëve të tyre se rrezikonin të mbyteshin pasi varka ku ata po lundronin ishte duke u fundosur.

Robert Stilwell dhe bashkëpunëtori i tij, Mark Stribling, 35, pranuan akuzat dhe të dy janë dënuar nga gjykata e Maidstone. Ndërkohë një tjetër anglez Stephen Jackson u dënua nga gjykata e Lewes pasi tentoi të fuste në Angli një grup shqiptarësh 6 ditë më përpara, ngjarjes në brigjet e kanalit anglez, Kent.

Jackson, 51 vjeç u dënua me 4 vjet e 9 muaj burg për ngjarjen e 23 majit kur përmes një varke tentoi të fuste në Angli një grup tjetër shqiptarësh.

Më Shumë

Arrestohet një person në Prizren, i gjenden marihuanë, kokainë dhe një thikë

Një person është arrestuar në Prizren nën dyshimin për posedim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve. Sipas burimeve, rasti ka ndodhur më 17 mars 2026,...

Besimtarët në Prizren falin Bajramin me plisa në kokë

Një grup besimtarësh myslimanë në Prizren kanë zgjedhur një mënyrë të veçantë për ta falur Namazin e Fitër Bajramit në xhaminë Osmani R.A. në...

Lajmet e Fundit