31.6 C
Prizren
E diel, 8 Qershor, 2025

Një panel për ta ruajtur Lumbardhin si vend shpirtëror e kulturor të Prizrenit

Gushti i vitit 2014 e pa DokuFestin të hapet me një protestë si përgjigje ndaj tentimit për privatizim të vendit ku ky festival lindi – Kino Lumbardhi. Formimi i Iniciativës për Mbrojtjen e Kino Lumbardhit ndali privatizimin e kinemasë dhe e ktheu atë në një monument të trashëgimisë kulturore.
Ku është sot Lumbardhi, sa hapa ka bërë përpara se sa prapa, një panel dje në Prizren provoi ti jepte dritë hijeve të këtij debati dhe këtij lokacioni që ndër vite ka zgjuar jo pak aktivizim e probleme në mes të qytetarëve në Prizren dhe institucioneve të larta qeverisëse.

Fillimisht një broshurë rreth çështjes shërbeu si një thumbim për debat.

Kjo fletushkë shënon një përpjekje për të komunikuar një proces në vazhdim të kuptimit dhe imagjinimit të jetës së një objekti dhe një vendi shumë të dashur i cili ka një histori gati 70 vjeçare të mbijetesës në momente të vështira dhe i cili ka përmbajtur kuptim të ndryshme, tani duke akomoduar shumë mundësi në rrugën e ribërjes. Qëllimi ynë ka qenë që të ndalemi dhe shikojmë se çfarë ka ndodhur në dy vitet e kaluara kur kinemaja po zhdukej para syve tanë, dhe sot, në kohën kur shumë prej nesh po flasin dhe mendojnë për të ardhmen e këtij vendi” shkruhet mes tjerash në këtë fletushkë.

Veton Nurkollari – pjesë e Festivalit Dokufest dhe i përfshirë në dy iniciativa për mbrojtjen e Lumbardhit, një në vitin 2007 dhe një shtatë vite më pas, tregoi më shumë për Fondacionin Lumbardhi i formuar vitin e kaluar me qëllimin për të stabilizuar gjendjen e këtij lokacioni në qytetin e Prizrenit.

“Jam shumë i intriguar sepse para disa ditësh kam dëgjuar një sqarim pa ndonjë sens nga zëdhënësi i Komunës i cili ka thënë se duhet ti angazhojmë dy ekspertë nga Brukseli, për të na treguar për gjendjen dhe ndikimin emocional në lidhje me kinemanë e Lumbardhit, dhe thuajse ne kemi nevojë për angazhimin e këtyre ekspertëve për të na treguar se për çka kjo ndërtesë ka nevojë dhe çfarë ndikimi ka për neve” ka nisur Nurkollari.

Duke u rikthyer në restrospektivë deri te tentimi i Komunës për ta shkatërruar objektin për shkak të natyrës së saj komuniste, Nurkollari thotë se nuk e kupton se si dikush i ndan ndërtesat dhe rëndësinë e tyre duke u bazuar në kohën ose pjesën e historisë kur janë ndërtuar.

“Ata që duan ta shkatërrojnë Kino Lumbardhin nuk kanë asnjë ndjenjë për të, nuk kanë puthur ndonjë femër aty, dhe është kjo shumë e rëndësishme sepse Kryetari i ka dashur ta shkatërrojë ndërtesën për shkak se ai nuk ka shkuar ndonjëherë aty apo ka shkuar dhe i ka ndodhur diçka e keqe e andaj nuk dëshiron ta shoh më” tregon Nurkollari, duke përmendur fletushkën në fjalë si një pikënisje që jep ide e rekomandime rreth lokacionit.
Ares Shporta nga Lumbardhi Foundation gjatë këtij paneli tregoi më shumë për suksesin që është arritur në parandalimin e shkatërrimit të lokacionit me histori shpirtërore për banorët e qytetit.
“58 organizata e kanë përkrahur themelimin e Fondacionit, e ndërsa vitin e kaluar kemi shënuar sukses dhe me përfshirjen e partive tjera kemi ardhur në konsensus që objekti të qëndrojë aty ku është. Kemi pasur një numër problemesh me të cilat jemi ballafaquar, ka pasur një juridiksion që ishte i privatizimit. Roli i organizatës është bërë një instrument i përfshirjes së publikut në njërën anë për të bërë hulumtimet e duhura dhe për të komunikuar për ndërtesën në aspekte ligjore që kanë qasje njëra me tjetrën. Jemi në një pikë ku po mundohemi ti shtyjmë gjërat përpara” tregon Shporta.

Kino Lumbardhi është hapësira më e rëndësishme e skenës kulturore të Prizrenit. Në hapësirën e Kino Lumbardhit kanë lindur dhe janë zhvilluar një numër i madh i festivaleve të qytetit. Një pjesë e rëndësishme e suksesit, por edhe e vetë identitetit të këtyre festivaleve lidhet pikërisht me hapësirën e Kino Lumbardhi.
Aslihan Demirtas nga Asl?han Demirta? Research and Design Studio, pjesë e panelit, thotë se konservimi është mënyrë e ruajtjes së një gjëje, dhe jo vendosja në një muze.
“Dëshirojmë që ky objekt të ketë përdorim në të ardhmen. Ekziston një komunitet funksional i cili dëshiron ta shohë Lumbardhin përsëri funksional dhe kjo është shumë me rëndësi sepse objektet nuk janë vetëm mure dhe dritare të cilat njerëzit dikur i kanë përdorur dhe i kanë aktivizuar këto hapësira. Kjo është një nga arsyet përse ky panel quhet kinofigurim. Jemi duke shikuar për konfigurimin me alternativa të ndryshme jo duke filluar nga zero por nga copëzat e mbetura dhe të shohim se çka mund të bëjmë aty” ka shtuar mes tjerash Demirtas.
Në debat ka folur edhe Vasif Kortun nga SALT Research and Programs, i cili duke potencuar rëndësinë e Dokufestit si festival për Prizrenin si qytet deri vonë i panjohur për hartën kulturore evropiane, e ka quajtur Kino Lumbardhin si një projekt të kujtimit dhe të së ardhmes, që nuk niset nga themeli por vazhdohet me projekte për ta ndihmuar çdo organizim kulturor në Prizren. / KultPlus.com

Më Shumë

Do të heshtim të pafuqishëm për djalin tonë të pafat

Nga Edmond Tupja Gesi nuk kupton gjithçka, Veç i sigurtë është për diçka: E di që përherë në shtëpi ka Një nënë, një baba. Që të pavdekshëm kujton Se i...

74 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhënat e përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit