4.2 C
Prizren
E shtunë, 17 Janar, 2026

A kishte ndikim Yoko në ndarjen e Beatles?

Yoko Ono është gjykuar për dekada të tëra se ishte arsyeja pse gurpi legjendar Beatles u nda.

E tani ish anëtari i këtij grupi, Paul McCartney e ka pranuar se ata në fillim u ndien në siklet kur Yoko Ono ishte gjithmonë prezente.

“Ne ishim në siklet. Ajo ishte aty kur ne regjistronim e shumica e grupeve nuk do të mund ta duronin këtë gjë. Ne nuk ishim aspak seksi po vajzat nuk vinin në studion tonë – ato na linin vet aty. Kur John filloi të takohej me Yoko, ajo qëndronte në mes të gjithë neve”.

Yoko për herë të parë filloi të shkojë në studion e Beatles për albumin “The White”, pak pasi John ishte ndarë nga gruaja e tij, Cynthia.

Grupi më i njohur në botë pas ndarjes zyrtare të John nga gruaja në vitin 1970 lansoi edhe tre albume të tjera, Yellow Submarine, Abbey Road dhe Let It Be.

Tani, shumë vite pas nga ato kohë të arta të grupit legjendar, McCartney tregon se iu nevojitej goxha kohë për tu mësuar me prezencën e Yokos.

“Atë kohë mendoja që nëse John e dashuron këtë grua, atëherë ajo është e duhura. Në fillim ishte e vështirë por gradualisht ne u mësuam me të e tani unë e ajo jemi miq shumë të mirë dhe më pëlqen Yoko”.

Por Paul nuk e fajëson Yokon për ndarjen e grupit.

“Në fakt ajo nuk e ndau grupit. Mendoj që ajo e tërhoqi John në një stil jete tërësisht ndryshe dhe ai e jetoi pikërisht atë jetë në mënyrë të suksesshme e në pjesën e dytë të karrierës së tij ai shkroi këngë të mrekullueshme siç janë Imagine dhe Give Peace a Chance. Nuk mendoj që ato këngë do të ishin bërë pa ndihmën e Yokos”.

John vdiq në mënyrë tragjike në moshën 40 vjeçare, kur u qëllua nga Mark Chapman në dhjetor të vitit 1980 në New York.

Më Shumë

Rrëshqitje gurësh dhe dheu bllokon aksin rrugor Krushevë–Restelicë në Dragash

Si pasojë e rrëshqitjes së gurëve dhe dheut, është bllokuar aksi rrugor nacional Krushevë–Restelicë, në komunën e Dragashit. Kompania kontraktore është nisur drejt lokacionit...

Hapen regjistrimet për turneun Alley-Oop në Prizren

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka njoftuar hapjen e regjistrimeve për turneun Alley-Oop 3x3, i cili do të zhvillohet më 31 janar 2025...

Lajmet e Fundit