30.3 C
Prizren
E mërkurë, 16 Korrik, 2025

VV: Ndërrimi i drejtorëve, mashtrim i radhës së PDK-së 

Lëvizja VETËVENDOSJE! në Prizren “ndryshimet” në qeverisjen lokale, duke i ndërruar përnjëherësh 6 drejtorët e saj, i sheh si një tjetër mashtrim optik në sytë e qytetarëve të saj , vetëm e vetëm për t’ia zgjatur jetën keq qeverisjes së PDK-së në Prizren.

“Për këto “ndryshime” qytetarët e Komunës së Prizrenit nuk u informuan fare për arsyet e ndërrimeve të këtyre personave, të cilët gjatë kohës sa ishin në detyrat e tyre vazhdimisht kanë abuzuar me pasurinë publike”,thuhet në komunikatën e VV-së në Prizren.

“Me këtë mendësi PDK-ja mund t’i ndërrojë të gjithë drejtorët e drejtorive komunale, por nuk do të mund të bëjë as ndryshimin më të vogël e për të dalë nga kjo stërkeqje politike të shkaktuar prej vitesh në Komunën e Prizrenit”.

“PDK-ja edhe turpin e tyre, përmes konferencës për shtyp, e shndërron në fitore të re, duke mos u larguar asnjëherë nga mentalitetit i kapjes së shtetit, sepse të gjithë drejtorët e ”ndërruar” janë nën hetime të organeve të drejtësisë të kryesuar nga Ramadan Muja”.

“Ndryshimet duhen bërë, por duke filluar nga Ramadan Muja. Qëndrimi i mëtejmë i Ramadan Mujës në krye të Komunës së Prizrenit është jo vetëm tallje dhe ofendim për qytetarët, por edhe një shkarje më e madhe në paturpësinë e tyr”e.

“Aferat e tyre kurruptive mund të ndalen vetëm përmes çrrënjosjes së mendësisë së politikave të tilla dhe ky mbetet edhe qëllimi i Lëvizjes VETËVENDOSJE! “./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Vëlla e motër rrihen në Malishevë, kjo e fundit ia thyen xhamin e veturës

Në Malishevë raportohet se motër e vëlla janë rrahur ndërmjet vete pas një mosmarrëveshjeje. Sipas policisë, motra edhe ia ka thyer xhamin e veturës vëllait,...

Prizreni prezanton mbrojtësin me përvojë, Ermal Bojaxhiu, nga Bundesliga U19

FC Prizreni ka bërë zyrtar përforcimin e radhës në repartin defensiv, duke prezantuar Ermal Bojaxhiun, mbrojtësin e djathtë me përvojë në Bundesligën gjermane U19. I...

Lajmet e Fundit