Paraburgoset prizrenasi që sulmoi me armë viktimën

Gjykata Themelore e Prizrenit e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 1 muaji të pandehurit nga Prizreni me iniciale F.H..

“I pandehuri dyshohet për shkelje të Kodit Penal, sepse me datën 15 gusht të këtij viti, rreth orës 14:40 minuta, në zyrën e firmës “MNP PERSONAL LISEING” në Prizren pas një mosmarrëveshje rreth sigurimit të vizës së punës për të dëmtuarin D.K., gjersa i dëmtuari ka shkuar në zyrën e të dyshuarit F.H. dhe ka kërkuar t’i kthehen paratë të cilat i kishte shpenzuar për t’u punësuar si punëtor sezonal në Gjermani, pas fjalosjes mes tyre i dyshuari nxjerrë nga fijoka armën me të cilin me kondakun e armës e ka goditur të dëmtuarin D.K. në kokë, duke i shkaktuar lëndime”, thotë Gjykata Themelore në Prizren.

Me këto veprime i pandehuri me iniciale F.H. dyshohet se ka kryer veprën penale përdorimi i armës apo i mjetit të rrezikshëm nga neni 375 par. 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), dhe mbajtja në pronësi, kontroll, dhe posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Më Shumë

Mbi 1700 gjoba ndaj shoferëve që nuk respktuan rregullat në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e trafikut për 24 orët e fundit, sipas të cilave nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Gjatë...

Thirret protestë kundër pagesës në rrugën Prizren–Prevallë: “Bashkë për interesin e përbashkët”

Qytetarët dhe banorë në Prizren, janë ftuar të marrin pjesë në një protestë paqësore kundër vendosjes së rampës me pagesë në rrugën Prizren –...

Lajmet e Fundit