UNDP interesohet për trashëgiminë kulturore të Rahovecit

UNDP-ja e interesuar të investoj në rikonstruktimin e objekteve trashëgimisë kulturore në Komunën e Rahovecit përmes projektit “Ngritjen e Besimit përmes Mbrojtjes Kulturore në Kosovë”.

Nënkryetari i Komunës së Rahovecit, Xhemali Haxhimustafa ka pritur në një takim menaxheren e projektit “Ngritja e Besimit përmes Mbrojtjes Kulturore në Kosovë”, Nilgun Arif, zyrtaren e projektit Lorika Hisari dhe përfaqësuesit e programit të UNDP-së në Kosovë.

Vlera e përgjithshme e projekti, i cili do të zbatohet në Komunën e Rahovecit është 1 560 000, dhe donatorë është Komisioni Evropian.Xhemali Haxhimustafa, nënkryetar i Komunës së Rahovecit, falënderoi përfaqësuesit e UNDP-së për interesimin e tyre për investime në “Ngritja e Besimit përmes Mbrojtjes Kulturore në Kosovë-Rahovec” dhe tha se janë të gatshëm që të bashkëpunojnë për zbatimin e këtij projekti, i cili është i një rëndësie të veçantë për trashëgiminë kulturore në Komunën e Rahovecit.Nilgun Arif , menaxhere e projektit “Ngritjen e Besimit përmes Mbrojtjes Kulturore në Kosovë “, tha se projekti ka të bëjë me rekonstruimin e objekteve të vjetra të trashëgimisë kulturore në Komunën e Rahovecit.

Ajo po ashtu, u shpreh se për realizimin e këtij projekti Komuna e Rahovecit duhet të propozojë një listë me objekte të cilat kanë nevojë të ri-konstruktohen.“Në kuadër të listët duhet të jepet arsyetimi, shuma dhe vendi i shfrytëzueshmërisë pasi që mjetet janë të kufizuara”.Vlera e përgjithshme e cila do të investohet në rikonstruktimin e objekteve të trashëgimisë kulturore përmes projektit “Ngritjen e Besimit përmes Mbrojtjes Kulturore në Kosovë” është rreth 200 000 euro. Donatorë në realizimin e këtij projekti është Komisioni Evropian.

Më Shumë

Inaugurohet në Prizren murali “Çast”, kushtuar të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Në Kejin e Shatërvanit në Prizren është inauguruar murali “Çast”, kushtuar grave dhe burrave të mbijetuar nga dhuna seksuale gjatë luftës së fundit në...

Lagjja e Shehut shpallet kampion i turneut tradicional “Java e Dëshmorëve të Hasit”

Lagjja e Shehut është shpallur kampion i turneut tradicional “Java e Dëshmorëve të Hasit” në futsall, për nder të Dëshmorëve të Hasit, duke e...

Lajmet e Fundit