Jata në laboratorin eksperimental që quhet Kosovë!

Krijimi i një ,,kulture,, politike të gabuar që nga paslufta në Kosovë ka vënë në pikëpyetje perspektivën e qytetarëve në një të afërme, si dhe ka nxjerrë defektet kolektive të shoqërisë në Kosovë për bërjen e shtetit.

Niveli i pa përgjegjësisë që ka përfshirë të gjitha instancat e shtetit në jetën publike po e thellon edhe më tepër krizën morale e cila është si rezultat i krizës ekonomike.

Gjenda e mjerueshme në administratë, shëndetësi, arsim dhe në çdo dikaster tjetër vjen si rezultat i një shkolle të pa përgjegjshme politike, e cila është instaluar tash e sa vite në Kosovë, shkollë e cila e ka sjellë vendin në prag të falimentimit dhe ka zhytur qytetarin në një krizë morale me pasoja afatgjate për të ardhmen.
Kriza politike dhe institucionale kohëve të fundit përfundimisht nxjerrë në sipërfaqe njerëzit e pa përgjegjshëm të cilët për interesa personale janë në gjendje ta fundosin shtetin.

Papunësia, çmimet e larta të artikujve ushqimorë, energjia elektrike, faturat e ujit, tatimi në pronë dhe shumë detyrime tjera janë bërë të pa përballueshme për qytetarët e Kosovës dhe nëse nuk e përjashtojmë edhe presioni shtetërorë përmes përmbaruesve privat, përfundimisht mund të themi se qytetari i Kosovës është qytetari më i atakuar dhe i ngarkuar si asnjëherë deri më tani me obligime të cilat janë të pa përballueshme për të.

E gjitha që ndodhë nuk është rastësi, por një gjë është e vërtetë se në Kosovë, si në laborator eksperimental janë duke vuajtur qytetarët e saj dhe me këtë garniturë politike dhe këtë mentalitet, e ardhmja e saj është në pikëpyetje.

Më Shumë

Vetëvendosje akuzon pushtetin lokal për korrupsion, kërkon hetime të plota në Komunën e Dragashit

Lëvizja Vetëvendosje në Dragash ka reaguar pas arrestimit të një shërbyesi civil të Komunës, i dyshuar për veprat penale “Legalizimi i përmbajtjes së pavërtetë...

Ndahet nga jeta fermeri më i vjetër i Prizrenit, Pashk Boqaj

Është ndarë nga jeta Pashk Boqaj, një prej figurave më të njohura dhe më të respektuara të Hasit, i cili njihej si fermeri më...

Lajmet e Fundit