8.2 C
Prizren
E hënë, 9 Shkurt, 2026

Vezaj nuk do të jetë pjesë e listës zgjedhore të LDK-së

shukri-vezajKryetari i Degës së LDK-së në Zhur, Shukri Vezaj, nuk do të jetë në listën zgjedhore të nëntorit për këshilltar të Asamblesë Komunale.Ai tha se vendimi për të mos kandiduar ka qenë personale .” Emri im nuk do të jetë në listën zgjedhore.Këtë vendim e kam marrë personalisht”, tha Vezaj për “PrizrenPress”.  Shukri Vezaj, aktualisht është këshilltar i LDK-së në Asamblenë Komunale në Prizren.

Ai në zgjedhjet lokale të vitit 2009, ka arritur që të fitojë vota të mjaftueshme që të përfaqësojë në AK, banorët e fshatit Zhur. “ Unë e kam kaluar një mandat dhe kam një moshë. E kam parë të arsyeshëm që ma mirë t’i lëshojë rrugë të rinjve”, tha ai.

Vezaj tha se Dega e LDK-së në Zhur, për zgjedhjet e nëntorit, ka propozuar tre emra për këshilltarë të Asamblesë Komunale në Prizren. ”Nuk mund t’i publikoj ata emra, por mund të them se janë emra të respektueshëm tek votuesit”, tha Vezaj.

Ai tha se tashmë janë tejkaluar të gjitha pakënaqësitë në mes Degës së LDK-së në Zhur dhe asaj në Prizren. “Tash po shikojmë se si ta fitojmë Prizrenin janë tejkaluar të gjitha mospajtimet që kemi pasur”, tha Vezaj. /PrizrenPress.com/

 

 

Më Shumë

Gjendet pa shenja jete punonjësi i Doganës në Prizren

Një ngjarje e rëndë është regjistruar dje në Prizren, ku një person është gjetur pa shenja jete brenda banesës së tij. Rreth orës 11:30 të...

Ka nisur vaksinimi dhe kontrolli pranveror i bagëtive në Rahovec

Drejtoria e Bujqësisë në Rahovec ka njoftuar se ka filluar procesi i vaksinimit dhe kontrollit të rregullt të bagëtive në territorin e komunës, në...

Lajmet e Fundit