21 vjet burgim për vrasjen në Malishevë

I akuzuari Nexhat Krasniqi u shpall fajtor për vrasjen e Enver Kelmendit dhe për armëmbajtje pa leje.

21 vjet burg është dënimi që Gjykata në Gjakovë i ka shqiptuar të akuzuarit Nexhat Krasniqi.

Krasniqi akuzohet për vrasjen e Enver Kelmendit nga Balinca e Malishevës.

Kryetar i trupit gjykues, Nikollë Komani, duke lexuar aktgjykimin tha se i akuzuari për veprën penale vrasje e rëndë dënohet me burgim në kohëzgjatje prej 20 vitesh, ndërsa për veprën penale mbajtja në kontroll e posedim të paautorizuar të armëve dënim me burgim në kohëzgjatje prej 1 viti e 6 muaj.

“Gjykata e gjykon me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 21 viteve, në të cilin do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim”, tha gjykatësi Nikollë Komani.

Vrasja për të cilën u dënua i akuzuari ka ndodhur më 11 shtator të vitit 2016 në Malishevë.

Edhe gjatë shpalljes së aktgjykimit, trupi gjykues sqaroi se si kishte ndodhur ngjarja.

Sipas përshkrimit të rastit në aktakuzë, kur Krasniqi dhe viktima ishin ulur në shkallët e një shtëpie në ndërtim e sipër, për një moment i pandehuri kishte nxjerrë nga brezi një revole dhe me një të shtënë e kishte qëlluar të ndjerin Enver Kelmendi në pjesën e pasme të kokës.

Pas ekzekutimit, i akuzuari i kishte marrë viktimës një shumë të hollash prej 10 mijë euro, të ndara në dy pjesë.

Në fillim të procesit gjyqësor i akuzuari e kishte pranuar fajësinë. /Kallxo.com/

Më Shumë

Tragjike, vdes polici pasi goditet nga vetura në pikën kufitare të Morinës

Ka humbur jetën Rexhep Zenel Gashi, pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si pasojë e një aksidenti trafiku. Lajmi...

Oborret e shkollave në Dragash kthehen në parkingje falas gjatë verës

Komuna e Dragashit ka marrë vendim që oborret e të gjitha shkollave në territorin e komunës të shfrytëzohen si parkingje pa pagesë gjatë sezonit...

Lajmet e Fundit