10 C
Prizren
E premte, 20 Mars, 2026

Vazhdon faza e tretë e repelimit të kafshëve nëpër fshatrat e Rahovecit

Nga dita e hënë të datës 03 prill 2017, do të vazhdojë procesi i repelimit të kafshëve shtëpiake nëpër fshatrat e Komunës së Rahovecit.

Ky proces është duke u kryer nga Agjensioni i Ushqimit dhe Veterinës dhe do të zhvillohet në 4 faza. Deri më tani kanë përfunduar dy faza dhe deri të përfundimi i gjithë procesit, kanë mbetur edhe dy faza kurse, i gjithë procesi pritet të përfundojë në fillim të muajit shtator.

Repelimi (dezinsektimi i kafshëve) është proces i ndërprerjes biologjike të shumimit të rriqrave dhe zhvillohet në kuadër të zbatimit të strategjisë për parandalimin dhe luftimin e Etheve Hemoragjike Krime Kongo, e cila është përcaktuar nga këshilli ndërministror.

Repelimi i kafshëve do të filloj nga dita e hënë me data 3 prill sipas këtij orari: Me datë 03. 04. 2017, në fshatin Krushë e Madhe, Me datë 04. 04. 2017, në fshatrat Celinë dhe Nagac, Me datë 05. 04. 2017, në fshatrat Brestoc dhe Hoçë e Vogël, Me datë 06. 04 .2017, në fshatin Sopniq, Me datë 07. 04 .2017, në fshatin Xërxe, Me datë 08. 04 .2017, në fshatin Radoste.

“Nga qytetarët e këtyre fshatrave, rekomandojmë që të përkrahin këtë aktivitet, duke i mbajtur bagëtitë të mbyllura deri sa të kryhet repelimi, po ashtu qytetarët t’i marrin parasysh rekomandimet e profesionistëve të cilët do të bëjnë repelimin e kafshëve. Repelimi i kafshëve fillon nga ora 08:00 deri në përfundim të plan programit për ditët e caktuara sipas datave”, thuhet në njoftim. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Nafta në Kosovë arrin deri në 1.60 euro për litër

Çmimi i naftës në tregun me pakicë në Kosovë ka arritur deri në 1.60 euro për litër këtë të hënë. Sipas kryetarit të Shoqatës së...

Derbi Bashkimi–Trepça nesër në Prizren

Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon këtë vikend me përballje interesante, ndërsa vëmendja kryesore do të jetë te derbi ndërmjet Bashkimit dhe Trepçës. Dy skuadrat...

Lajmet e Fundit