6.4 C
Prizren
E mërkurë, 14 Janar, 2026

Histori shokuese +16 /Rrëfehet 24 vjeçarja: Bëja seks me babain

Një vajzë kanadeze ka treguar historinë e saj shokuese me një media vendase Jezebel. 24 vjeçarja Natasha Rose Chenier ka rrëfyer se ka bërë seks me babain e saj pasi e kishte njohur kur ajo ishte 19 vjeçe.

Ajo thotë se edhe babai i saj është tërhequr nga bija biologjike që në momentin që e ka parë dhe ata kanë filluar të kryejnë marrëdhënie që në fillim. Ai jetonte në Jamaica dhe nuk kishin pasur takime më përpara.

Natasha e shpjegon situatën e saj duke thënë se takimi me babain e saj ishte në kohën kur ajo nuk i kishte gjërat mirë me mamanë.

“Ai më llastonte dhe me trajtonte mirë. Kishim shumë të përbashkëta dhe me të ndaja çdo gjë. Më përpara nuk më kishte ndodhur”-shpjegon ajo.

Vajza tregon se me babain ka kryer seks oral dhe pse kjo e torturonte shumë.

“Si fillim isha e shokuar dhe nuk e kuptoja dot. Nuk flisja me asnjëri. Doja që të shkoja në shtëpi dhe të harroja çdo gjë, por nuk mundja”-thotë 24 vjeçarja. “Unë nuk isha një viktimë e babait tim, por edhe e vetes sime dhe ndjenjave të mia”- shton vajza.

Ajo tregon gjithashtu se fakti që nuk e kishte ndjerë kurrë marrëdhënien normale baba-vajzë, nuk e dinte se çfarë po ndodhte me të por thekson se ndihej e afërt dhe e sigurtë afër tij.

Historia që është publikuar nga Daily Mail, jep shpjegimin e një psikologu në lidhje me këto histori të ngjashme.

“Marrëdhënie të tilla incesti, ndodhin mes babait dhe vajzës por edhe mes djalit e nënës. Janë çrregullime në emocionet e të dyja palëve, duke e shndërruar ndjenjën ngushtë prindër-fëmijë në kontakt fizik siç janë marrëdhëniet seksuale”- ka theksuar psikologu.

Më Shumë

Krijojmë webfaqe për biznese

Ne krijojmë webfaqe moderne dhe funksionale për biznese në Kosovë, Gjermani, Zvicër dhe më gjerë, të dizajnuara për të sjellë rezultate reale. Më shumë klientë...

Liria zyrtarizon Florian Iljazin

Liria e Prizrenit ka zyrtarizuar sot afrimin më të ri në skuadër, futbollistin me perspektiv Florian Iljazi, raporton PrizrenPress. Iljazi ishte pjesë e Drinit të...

Lajmet e Fundit