20.2 C
Prizren
E hënë, 27 Prill, 2026

Prizren: Sot shpallet aktgjykimi për vrasjen e Zejnepe Berishës

Në Gjykatën Themelore të Prizrenit të martën përfundoi shqyrtimin gjyqësor ndaj të akuzuarit Nebih Berisha, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes, Zejnepes, dhe lëndimin e vajzës së tij para një viti e gjysmë në shtëpinë e tij në Suharekë.

Nga seanca e kaluar, prokurori i rastit Mehdi Sefa qëndroi pranë aktakuzës dhe kërkoi dënimin e të akuzuarit

Ndërsa të martën në fjalën e tij të fundit, mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Esat Gutaj kërkoi nga trupi gjykues që të akuzuarit t’ i caktojë masën e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik me ndalim në institucionin e kujdesit mental ngase, sipas tij, vetë ekspertiza psikiatrike e ka konstatuar se i akuzuari ka aftësi esencialisht të zvogëluar.

“Unë si alternativë kam dhënë edhe një propozim tjetër nëse gjykata nuk e aprovon këtë mendim timin, për të cilën jam i bindur se i mbrojturi im duhet të trajtohet me këtë masë, atëherë kam kërku si rrethana lehtësuese. Mund të dënohet më butë, të zbutet, t’i shqiptohet një dënim edhe më i butë, për shkak se i njëjti edhe më tutje duhet të trajtohet nga institucionet sepse është në gjendje emocionale dhe shëndetësore jo të mirë”, tha avokati Gutaj.

Nebih Berisha akuzohet se në mbrëmjen e 23 tetorit 2015 në shtëpinë e tij familjare me dashje privoi nga jeta bashkëshorten Zejnepe Berishën dhe i shkaktoi lëndime trupore vajzës së tij.

Vrasja e Zejnepe Berishës kishte nxitur reagime të shumta nga organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe komuniteti mnë Suharekë./kallxo.com/

Më Shumë

Rikthehet te fitoret Drini i Bardhë, triumfon në Deçan

Drini i Bardhë ka arkëtuar tri pikë të rëndësishme në transfertë, duke mposhtur Deçani me rezultat 1:2, në kuadër të Ligës së Dytë. Të dy golat...

ESNAF feston 32 vite në Prizren

Shoqata e Biznesmenëve dhe Zejtarëve “ESNAF” në Prizren ka shënuar 32-vjetorin e themelimit të saj me një ceremoni solemne dhe festive, duke përkujtuar rrugëtimin...

Lajmet e Fundit