5 C
Prizren
E martë, 4 Shkurt, 2025

Prokurori kërkon nga gjykata që të shpall fajtor drejtorin e Arsimit në Suharekë

Prokurori Mehdi Sefa, në seancën e së premtes, ka kërkuar nga Gjykata Themelore e Prizrenit që të shpall fajtor drejtorin e arsimit në Suharekë, Sherif Berisha, për veprën penale  “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Gjatë fjalës përfundimtare, prokurori Sefa deklaroi se mbetet në tërësi pranë aktakuzës duke thënë se me administrimin e provave dhe dëgjimin e dëshmitarëve në tërësi është vërtetuar se i akuzuari, pa konkurs, ka punësuar mësimdhënës në shkollat e Komunës së Gjakovës. I njëjti kërkoi që Sherifi të dënohet sipas ligjit.

Prokurori Sefa tutje ka kërkuar nga trupi gjykues të ketë parasysh peshën e veprës penale në momentin e përcaktimit të lartësisë së dënimit.

Ndërsa, mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Brahim Sopa, në fjalën e tij përfundimtare ka thënë se me asnjë provë, të administruar gjatë shqyrtimit gjyqësor, nuk është vërtetuar se i mbrojturi i tij ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet. Sopa ka thënë se klienti i tij të gjitha punësimet i ka bërë brenda kompetencave të tij, për të siguruar një mbarëvajtje të procesit mësimor dhe që nxënësit të mos dëmtohen duke humbur mësimin në mungesë të mësimdhënësve. I njëjti ka kërkuar që trupi gjykues ta lirojë klientin e tij sepse nuk është arritur të provohet fajësia.

Poashtu edhe mbrojtësi tjetër, avokati Sehad Haliti, ka kërkuar që i akuzuari Berisha të lirohet nga akuza në mungesë të provave, duke shtuar se dikush mund të akuzohet për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare vetëm nëse ekziston elementi i dashjes. Haliti tuje ka thënë se gjatë shqyrtimit gjyqësor nuk është arritur të vërtetohet që në veprimet e të akuzuarit ka qenë prezentë elementi i dashjes.

Sipas tij, jo çdo keqpërdorim duhet të jetë patjetër vepër penale, por se mund të jetë me karakter të përgjegjësisë disiplinore, si në veprimet konkrete të klientit të tij. Ai ka shtuar se krejt procesi penal ka qenë i parakohshëm pasi që ndaj gjetjeve të inspektorit të arsimit është bërë ankesë dhe nuk ka përfunduar ende procedura administrative.

Në fund, i akuzuari Sherif Berisha është pajtuar me mbrojtësit e tij, duke shtuar se nuk e ndien vetën fajtor sepse ka vepruar me urgjencë në interes të nxënësve dhe se nuk ka pasur asnjë përfitim për veprimet që ka ndërmarrë.

Kryetarja e trupit gjykues, Raime Elezi, ka shpallur të përfunduar këtë shqyrtim gjyqësor, ndërsa shpalljen e aktgjykimit e ka caktuar për 26 prill 2017, në ora 15:00.

Sherif Berisha akuzohet se duke qenë drejtor i arsimit në Komunën e Suharekës, gjatë periudhës 2014-2016, ka punësuar në shkollat e Komunës së Suharekës, pa konkurs, nëntë mësimdhënës dhe një kontabilist.

Sipas aktakuzës, i akuzuari me këto veprime ka kryer veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe cenimin e të drejtave të barabarta në punësim të personave tjerë./betimiperdrejtes/

Më Shumë

97-shi i LDK-së, Xhavit Ukaj: Prizreni tregoi se është gati për një të ardhme më të mirë

Kandidati i LDK-së për deputet, Xhavit Ukaj, ka shprehur kënaqësinë e tij për pjesëmarrjen masive të qytetarëve në tubimin e mbrëmshëm në Prizren. "Prizreni sonte...

26 vjet nga masakra në Rogovë të Hasit, Haradinaj: Një nga momentet më të përgjakshme

Kreu i AAK-së , Ramush Haradinaj në 26 vjetorin e masakrës së Rogovës së Hasit është shprehur se27, 28 dhe 29 janari i vitit...

Lajmet e Fundit