0.2 C
Prizren
E mërkurë, 21 Janar, 2026

Akademik Idriz Ajetit Çmimi i Karrierës, Pllumb Xhufit Çmimi “Çabej”

 

Pëllumb Xhufi, Niko Pano dhe tre studiues të rinj Rigers Bakiu, Andi Rëmbeci e Sokol Çunga janë fituesit e çmimeve shkencore kombëtare vjetore për vitin 2016.

Kryetari i Akademisë së Shkencave Muzafer Korkuti, pasi çeli ceremoninë e ndarjes së çmimeve, tha se “kjo ishte një garë e vështirë, ku janë prezantuar rreth 49 vepra shkencore”. Korkuti theksoi se “janë mbështetur edhe studiuesit e rinj”.

Ja vlerësimet nga Akademia e Shkencave:

Në fillim u nda çmimi i karrierës për akademikun kosovar, Idriz Ajeti.

Ndërsa çmimi “Çabej” për shkencat albanologjike, i shoqëruar me çekun një milion lekë, iu dha studiuesit të njohur Pëllumb Xhufi, për librin e ri studimor “Arbërit e Jonit”.

Xhufi me këtë libër nxorri në dritë dokumente nga Vatikani që hedhin dritë mbi historinë shqiptare. Veç të tjerave libri i Xhufit zbulon shumë enigma mbi historinë e Çamërisë.

Çmimi Radovicka për shkencat natyrore i shoqëruar me cekun një milionë lekë, iu dha Niko Panos, për librin “Pasuritë ujore të Shqipërisë”.

Çmimi për kërkuesin e ri shkencor i jepet Rigers Bakiut i shoqëruar me cekun 500.000 lekë.

Ndërsa çmimi për kërkuesin e ri shkencor në fushat shoqërore është ndarë mes dy studiuesve Andi Rëmbeci e Sokol Cunga, i shoqërur me çekun 500.000 lekë.

Dy studiuesit e rinj kanë ndjekur gjurmët e kodikut 10-shekullor të Korçës, studimi i të cilit për shumë arsye objektive dhe subjektive ishte lënë në hije.

Rëmbeci e Cunga pasi falënderuan për çmimin, kritikuan Akademinë e Shkencave që nuk mbështet botimet.

Ata thanë se botimi i këtij libri me vlera të veçanta nuk do të kishte ndodhur nëse nuk do t’i ndihmonte Shoqëria Biblike.

Më Shumë

Parashikimi i motit për javën e ardhshme-Ja kur pritet të ketë reshje bore

Nesër pritet të ketë më shumë intervale me diell dhe më shumë kthjellime, duke u shpërndarë vranësirat. Kështu ka njoftuar Mendimi për Motin. Aty shtohet...

Votat pas rinumërimit, Totaj: Fenomen që i ka prek të gjitha partitë, logjika thotë se kjo s’ndodh rastësisht

Shaqir Totaj, nga Partia Demokratike e Kosovës nga dega në Prizren, ka folur për mospërputhjet në vota të kandidatëve të partive nga zgjedhjet e...

Lajmet e Fundit