5.6 C
Prizren
E shtunë, 11 Prill, 2026

PAN-i e do LDK-në në koalicion

Përfaqësues nga koalicioni parazgjedhor PAN po kërkojnë nga Lidhja Demokratike e Kosovës që t’u bashkohen për ta qeverisur vendin në katër vitet e ardhshme. Oferta për LDK-në po ashtu mbetet e hapur edhe nga lëvizja “Vetëvendosje”, shkruan sot, gazeta Zeri.

Lidhja e koalicionit mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe PAN-it po shihet si mundësi e vetme për ta krijuar një qeveri stabile gjatë viteve të ardhshme.

Përfaqësues të PAN-it edhe më tutje po këmbëngulin që në bashkëqeverisje ta kenë LDK-në e Isa Mustafës. Po ashtu, për këta të fundit oferta edhe më tutje mbetet e hapur edhe nga lëvizja “Vetëvendosje”.

Deputet nga koalicioni PAN janë shprehur të bindur se Haradinaj do të arrijë ta formojë Qeverinë me 61 deputetë apo në koalicion me LDK-në, e cila po cilësohet favorite nga deputetët e AAK-së.

Në anën tjetër edhe lëvizja “Vetëvendosje” ka pranuar se po synon marrëveshje me LDK-në, së cilës edhe i ka bërë thirrje të hapur për koalicion paszgjedhor.

Kurse njohësit e çështjeve politike thonë se LDK-ja mund të mos jetë pjesë e Qeverisë pasi, siç thonë ata, partia në koalicion me LDK-në, AKR-ja, mund ta përkrahë koalicionin PAN, që do t’ua siguronte atyre votat e mjaftueshme për formimin e Qeverisë.

Rasim Selmanaj i cili në Qeverinë e ardhme do të jetë deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë për “Zërin” se më e mira do të ishte sikur LDK-ja t’i bashkohej Ramush Haradinajt, pasi është e njëjta LDK që më herët e ka kandiduar për kryeministër z. Haradinaj. /Zëri/

Më Shumë

Vazhdon nisma “Një dëshirë për rrugën time” me banorët e lagjes “Lakuriq” në Prizren

Në kuadër të nismës “One Wish For My Street” (“Një dëshirë për rrugën time”), EC Ma Ndryshe ka vijuar aktivitetin pjesëmarrës me banorët e...

Vdiq një person në Prizren, u rrokullis me motor

Një person ka vdekur pasi ishte rrokullisur me motor në Prizren të enjten. Policia ka njoftuar se viktima ishte shtetas i huaj. https://prizrenpress.com/shiten-banesa-moderne-ne-lagjen-tranzit-i-ri-te-prizrenit-mundesi-pagese-me-keste/ “Raportohet se si pasojë...

Delirium

Lajmet e Fundit