16.7 C
Prizren
E premte, 9 Maj, 2025

Themeluesi i WikiLeaks, anëtar jurie i “Raindance Film Festival” në Londër

Julian Assange-wikiLeaksJulian Assange, njeriu që tronditi botën tre vjet më parë, shumë i kërkuari do të jetë anëtar i jurisë së Festivalit të Filmit Raindance, në Londër. Organizatorët thonë se e kanë zgjedhur atë për shkak të impaktit të jashtëzakonshëm që pati në mënyrën e shpërndarjes së informacionit.

Raindance Film Festival është një nga ngjarjet më të mëdha të filmit, që do të mbajë edicionin e tij të 21-të nga 25 shtator-6 tetor.

Themeluesi i WikiLeaks nuk mund të jetë i pranishëm personalisht në ngjarjen që do të mbahet në Piccadilly Circus, dhe do të mund ta ndjekë atë në distancë, qëkurse ka më shumë se një vit që është strehuar në Ambasadën e Ekuadorit në kryeqytetin britanik.

Siç njofton “The Guardian”, drejtori i Festivalit, Elliot Grove, është shprehur se eksperienca e Assange në gazetarinë ‘on line’ u nxiti idenë për ta pasur atë anëtar të jurisë. “Ai është një demokrat radikal dhe një disident kurajoz i erës dixhitale”, ka thënë ai.

Në edicionin e 21-të të Raindance do të shfaqen 100 filma të gjatë dhe mbi 150 të shkurtër nga 50 vende të ndryshme. Prej tyre, 5 filma të shkurtër janë realizuar në Siri, prej muajit prill. Gjithashtu do të shfaqet edhe një dokumentar i prodhuar nga Assange, “Mediastan”.

Të tjerë anëtarë të jurisë janë aktori britanik Sean Brosnan, djali i “James Bond”, Pierce Brosnan, këngëtarja dhe shkrimtari Robert Rankin.

Më Shumë

Ish-operatori sjell rrëfime nga prapaskenat e Kino Lumbardhit në Prizren

Programi i klubit të filmit Kinemaja e Zgjeruar në Kino Lumbardh në Prizren vijon këtë javë me bisedë dhe shfaqje të filmit, duke shpalosur...

Kryeprokurori për vajzën e plagosur në Prizren: Është jashtë rrezikut për jetë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Prizren, ku dyshohet se babai e ka vrarë vajzën e tij 15-vjeçare, ndërkaq ka plagosur tjetrën, 10-vjeçare. Në...

Lajmet e Fundit