3.3 C
Prizren
E martë, 4 Shkurt, 2025

Prizren: Pranon fajësinë njëri nga dy të akuzuarit për transport të narkotikëve

Erhan Rexhepi, i cili së bashku me Gjelbrim Arifajn akuzohen për blerje, posedim, transport dhe shitje të narkotikëve, të enjten, ka pranuar fajësinë për veprën penale sipas aktakuzës së prokurorisë. Ndërsa, i akuzuari tjetër  Gjelbrim Arifaj nuk e ka pranuar fajësinë.

Mbrojtësi i të akuzuarit Erhan Rexhepi, avokati Ruzhdi Berisha, ka thënë se i mbrojturi i tij që nga faza hetuese ka pranuar fajësinë dhe ka tentuar që të hyjë në marrëveshje për pranimin e fajësinë, por një gjë e tillë nuk është arritur. Andaj, ka kërkuar që fajësia e tij të pranohet pasi që është bërë me vullnet të tij, me qëllim që kjo t’i merret si rrethanë lehtësuese me rastin e caktimit të llojit dhe lartësisë së dënimit.

Prokurorja e rastit, Ervehe Gashi, ka deklaruar se nuk e kundërshton pranimin e fajësisë pasi që është bërë konform normave ligjore që parasheh Kodi i Procedurës Penale, e të cilat të drejta i takojnë të akuzuarit.

Trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtari Artan Sejrani, ka vendosur që të aprovojë pranimin e fajësinë nga i akuzuari pasi që nuk ka pengesa ligjore që do ta pamundësonin pranimin e tillë të fajësisë.

Para se i akuzuari të pranonte fajësinë, para trupit gjykues, ka deklaruar se nuk e njeh fare të akuzuarin tjetër Gjelbrim Arifaj dhe se kontakt kishte pasur me një numër që ia ka dhënë një person nga Shqipëria me emrin Selim. Ai ka shtuar se vetëm ka biseduar me atë personin rreth vendit ku ka pasur ta marrë narkotikun dhe ku është dashur ta dërgojë, por se nuk e ka parë asnjëherë dhe nuk e ka pyetur për emrin e tij.

Ndërsa, i akuzuari tjetër, Gjelbrim Arifaj, në mbrojtjen e tij, ka deklaruar se në ditën kritike, në mëngjes, ka hapur lokalin familjar dhe më pas ka shkuar të punojë si roje mali, pas punës është kthyer në shtëpi dhe nuk ka dalë më. Ai ka thënë që atë ditë nuk e ka pasur telefonin me vete, por e ka lënë në lokal. Sipas tij, telefonin shpesh e përdorin klientët dhe se kanë klientë edhe nga Shqipëria. Andaj ka mohuar që ai të ketë biseduar me të akuzuarin tjetër, siç pretendon prokuroria.

Prokurorja Gashi, në fjalën përfundimtare, ka thënë se me administrimin e të gjitha provave nga shkresat e lëndës është vërtetuar në tërësi përshkrimi faktik nga diapozitivi i aktakuzës në fjalë, pasi që edhe vetë i akuzuari Erhan Rexhepi ka pranuar fajësinë.

Gashi tutje ka shtuar se edhe ndaj të akuzuarit Gjelbrim Arifaj ekzistojnë prova të fuqishme që bëjnë lidhjen e tij me të akuzuarin tjetër me anë të transkipteve të bisedave të tyre përmes telefonit më 12 dhe 13 dhjetor 2016. Andaj ka kërkuar që të akuzuarit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

Mbrojtësi i të akuzuarit Erhan Rexhepi, avokati Ruzhdi Berisha, ka thënë se pasi që i mbrojturi i tij ka pranuar fajësinë që nga inicimi i kësaj procedure penale duhet të merret si rrethanë lehtësuese ndaj tij. Berisha ka shtuar se i akuzuari Rexhepi vetëm e ka bërë transportimin e narkotikut nga fshati Zhur deri në Prishtinë, për një pagesë prej 800 euro. Ka propozuar që gjykata me rastin e vendosjes rreth dënimit të ketë parasysh moshën relativisht të re të tij, gjendjen ekonomike tejet të dobët e që edhe e ka shtyrë të hyjë në këtë problem.

I akuzuari Erhan Rexhepi ka shprehur pendim për veprimet e bëra dhe ka premtuar se në të ardhmen më nuk do të bëjë veprime të jashtëligjshme.

Mbrojtësi i të akuzuarit, Gjelbrim Arifaj, avokati Hazër Susuri, në fjalën përfundimtare ka thënë se sa i përket të mbrojturit të tij, aktakuza juridikisht dhe faktikisht nuk mund të qëndrojë. Aktakuza nuk bazohet në fakte por në supozime dhe se gjatë shqyrtimit gjyqësor nuk është arritur të dëshmohet se i mbrojturi i tij të ketë kryer veprimet kriminale me të cilat ngarkohet.

Kryetari trupit gjykues, Artan Sejrani, ka mbyllur këtë gjykim dhe shpalljen e aktgjykimit e ka caktuar për 4 gusht 2017, në ora 14:30.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prizren i akuzon Erhan Rexhepin dhe Gjelbrim Arifajn se në bashkëpunim me një person nga Vlora, me emrin Selim, kanë transportuar substancë narkotike nga Shqipëria për në Kosovë. Sipas aktakuzës, i akuzuari Gjelbrim Fanaj e ka sjellë substancën narkotike në sasi prej 30 kg deri në fshatin Zhur, ndërsa i akuzuari tjetër Erhan Rexhepi e ka marrë nga fshati Zhur dhe është nisur për në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Mirëpo, i akuzuari Rexhepi gjatë rrugës për në Prishtinë është ndaluar nga policia e trafikut dhe në bagazh i është gjetur narkotiku i llojit marihuanë, në sasi prej 30 kg./betimiperdrejtesi/

Më Shumë

Rahovec, arrestohet një burrë pasi dyshohet se i dehur shkaktoi dhunë psikike ndaj gruas së tij

Një burrë është arrestuar dje me 01.02.2025 në Rahovec, pasi dyshohet se nën ndikim të alkoolit i ka shkaktuar dhunë psikike gruas së tij. Policia...

Suhareka forcon shërbimin e zjarrfikësve falë donacionit të mërgimtarëve

Komuna e Suharekës të hënën ka pranuar një automjet të zjarrfikësve në formë donacioni nga dy mërgimtarë, që jetojnë e punojnë në Austri. Kryetari i...

Lajmet e Fundit