11.7 C
Prizren
E hënë, 16 Mars, 2026

Selmanaj thotë të jetë i gatshëm të hyjë në garën për Prizrenin

Driton Selmanaj, në Interaktiv të KTV-së, ka thënë se nëse partia e nominon për kryetar të Prizrenit, do ta shqyrtonte shumë seriozisht këtë ofertë.

“Unë kam mundur të provoj veten time në politikë edhe si kandidat i pavarur, por kam hyrë në këtë parti që i besoj. Çfarëdo që vendosin organet e LDK-së, do ta pranoj. Nuk u frikësohem sfidave. Nëse kërkohet nga qytetarët e Prizrenit, nga degët e LDK-së në qytet, dhe nga kryesia e LDK-së, do të shqyrtoja shumë seriozisht këtë ofertë. Por, edhe nëse vendoset për Kujtim Baxhakun, unë do ta ndihmoja atë me çdo kusht”, u shpreh deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj.

Ai thotë po ashtu se LDK i ka mundësitë e mëdha që t’i rikthejë dy komunat më të mëdha të Kosovës, Prishtinën dhe Prizrenin.

“LDK ka shumë mundësi t’i rikthejë Prishtinën dhe Prizrenin. Por a do të munden që kryesia e LDK-së të lexojnë elektoratin, nuk e di. Përkundër angazhimit të madh që njerëzit kanë pasur në LDK në Prishtinë e Prizren, duhet parë interesin e partisë”, theksoi ai.

Më Shumë

Arrestohet një person në Prizren, ishte në kërkim për vrasje të rëndë nga viti 2014

Policia ka arrestuar në Prizren një nga personat më të kërkuar nga drejtësia kosovare, A. P., i dyshuar për vrasjen e rëndë të H....

Malisheva ia thellon krizën Prishtinës, e mposht në ‘Liman Gegaj’

Malisheva ka shënuar fitore bindëse ndaj Prishtinës, në kuadër të xhiros së 23-të në Superligën e Kosovës. Vendasit ishin dukshëm më të mirë për të...

Lajmet e Fundit