22.8 C
Prizren
E enjte, 17 Korrik, 2025

Lirohet me kusht shkrimtari i arrestuar

Madridi përmbush kërkesën e Berlinit

Spanja ka miratuar kërkesën për lirimin me kusht të shkrimtarit turko-gjerman, Dogan Akhanli, i cili u arrestua përderisa po qëndronte për pushim në territorin e Spanjës, me kërkesën e Turqisë.

Akhanli, i cili ka kritikuar gjendjen e të drejtave të njeriut nëe Turqi, u arrestua në Granadë. Akhanli ka lindur dhe është rritur në Turqi, por ka vetëm shtetësi gjermane. Sipas avokatit të tij, ai u arrestua gjatë një kontrolli rutinor, pasi që emri i tij u shfaq në listën e Interpolit.

Akhanli në Gjermani ka shkuar në vitin 1991, pasi që ka qëndruar disa vjet në burg gjatë kohës së pushtetit ushtarak në Turqi.

Gjatë hyrjes në Turqi në vitin 2010, ai u arrestua sërish, për shkak të një plaçkitje të armatosur në një shkëmbimore në Stamboll në vitin 1996, me ç’rast u vra pronari i shkëmbimores. Pas katër muajve, Akhanli u lirua, për shkak të mungesës së dëshmive, por vendimi për lirimin e tij u shfuqizua në vitin 2013, kur u lëshua sërish urdhër ndërkombëtar për arrestimin e tij.

Arrestimi i Akhanlit nxiti reagimin e ashpër të Gjermanisë, me ministrin e Jashtëm gjerman, Zigmar Gabriel, i cili kërkoi nga Madridi që mos t’ia dorëzoi Akhanlin Turqisë, transmeton rtv21.tv.

Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Gazetarëve, akuza kundër Akhanlit bazon në krimin, i cili ka ndodhur kur ai nuk ka qenë fare në Turqi. Sipas kësaj organizate, akuza ka motive politike, për shkak të shkrimeve të tij për gjenocidin e pretenduar kundër armenëve në Turqi, në vitin 1915.

Më Shumë

Vëllai denoncon vëllain për kanosje me armë në Rahovec – ndërhyn policia, gjenden armë, ndalohet i dyshuari

Një përplasje mes vëllezërve në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit ka degjeneruar në një incident serioz me kanosje me armë zjarri. Burime të Sinjalit bëjnë me...

60 mijë euro investim në Dragash: Nis ndërtimi i rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit Kapre–Rrenc

Ka nisur zyrtarisht realizimi i projektit për shtrirjen e rrjetit të kanalizimit dhe ujësjellësit përgjatë rrugës së asfaltuar Kapre–Rrenc, një investim i rëndësishëm për...

Lajmet e Fundit