7.4 C
Prizren
E premte, 13 Mars, 2026

Zafir Berisha: Ramadan Muja po tallet me familjet e dëshmorëve

Kandidati i Nismës për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha, akuzon kryetarin e Komunës, Ramadan Mujën, se po tallet me familjet e dëshmorëve.

Sipas tij, Muja është duke e keqpërdorë pozitën zyrtare si dhe familjet e dëshmorëve për vota të PDK-së.

Ai, thotë se ndihma e dhënë për këto familje nuk është asgjë tjetër përvec tallje.

“Familjet e dëshmorëve kanë nevojë për shtet ligjorë, ku nuk vidhet paraja publike dhe nuk keqpërdoret pasuria e shtetit për llogari të parapolitikës”, thotë Berisha, shkruan PrizrenPress.

“Ata kanë nevojë shpirtërore që gjaku i bijve të tyre mos të nëpërkëmbët”.

Sipas tij, keqpërdorimi i pozitës zyrtare në raport me familjet e shenjta për llogari të votës është poshtërsi.

“Prandaj ndaleni turrin e ligështirave se më nuk po ju shiten”.

“101 euro ndihma për familjet e dëshmorëve në këtë kohë, është më shumë se tallje”.

“Ata kanë nevojë që fëmijët e dëshmorëve të shkollohen e të punësohen dhe jo të vijnë në situata që ta lëshojnë Kosovën siç edhe ka ndodhur”.

Berisha thotë se Ramadan Muja dhe “një pjesë e Klanit që e rrethon të ngarkuar nga hipoteka jo e mirë, gjatë gjithë kohës së qeverisjes e kanë pasur gojën plotë UÇK”.

 

“Jam rezervuar deri tash të them për shumë arsye, por këtë që e kuptova sot, se këto fundërrina edhe në ditët e fundit luajnë me vlerat e këtij vendi për llogari të votës, dua të them se ka vite që unë dhe një pjesë e shokëve nuk kemi shkuar pranë varreve të bashkëluftëtarëve tanë në Landovic në ditët e caktuara vetëm e vetëm që Petriti, Xhevati, Drini, Sala, Agimi, Hyseni, Ismajli, Bekimi e shumë bashkëluftëtarë tjerë, mos të më shtirren në ëndërr e të më thonë ‘ Zafë si ke ardhë në vizitë te ne me rankoviqistë, titistë bashkëpunëtorë të Sllobës, me hajdutë e matrapazë që po e vjedhin shtetin për të cilin ne kemi dhënë jetën; me njerëz që më shumë rrinë nëpër gjykata e prokurori se në vendet e punës për me ndërtuar Kosovën”.

“Fundi i juaj po numërohet me ditë. Mundë edhe të veni ndonjë gurthemele për luftën këtyre ditëve, por të zezat që i keni bërë nuk mundë ti lani…”/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Arrestohet një person në Prizren, ishte në kërkim për vrasje të rëndë nga viti 2014

Policia ka arrestuar në Prizren një nga personat më të kërkuar nga drejtësia kosovare, A. P., i dyshuar për vrasjen e rëndë të H....

Liria në disiplinore për parregullsitë në ndeshje ndaj Vushtrrisë

Klubit të Lirisë i janë hapur disa procedura disiplinore të cilat shpejt pritet të marrin verdiktin përfundimtar nga Komisioni Disiplibor dhe i Etikës i...

Lajmet e Fundit