PAN’i optimist për krijimin e institucioneve javën e ardhshme

Nga koalicioni PDK-AAK-Nisma janë optimist se java e ardhshme mund të jetë me zhvillime pozitive për krijimin e institucioneve të reja. Pal Lekaj, deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë për lajmi.net se kjo mund të ndodhë pasi ka pasur reflektim të një spektri politik parlamentar.

“Java që po vjen dhe reflektimi pozitiv i një pjese të spektrit politik parlamentar, besojmë që do të jetë me zhvillime pozitive në kuptim të bërjes së institucioneve të reja”, ka thënë deputeti i AAK-së.

Lekaj ka deklaruar se disa parti duke aluduar në VV-në dhe LDK-në e kanë shfrytëzuar kandidatin për kryetar të Kuvendit, duke vonuar sipas tij qëllimshëm zgjedhjen e qeverisë.

“Ata kanë dashtë që duke shfrytëzuar një “pikë” të dobët në këtë drejtim atë të refuzimit të kandidaturës së koalicionit tonë për kryetar Kuvendi, kanë vonuar qëllimshëm zgjedhjen e qeverisë dhe vazhdimin e punëve të shumta që e presin Kosovën. Pra nuk e kanë pasur as më të voglën përgjegjësi që ta ndihmojnë procesin duke mos pranuar se kryetari i Kuvendit i takon PAN-it”, ka thënë Pal Lekaj.

Deputeti i PAN-it ka thënë se këto parti kanë dashur që të përfitojnë në aspektin elektoral, por që e kanë dëmtuar të ardhmen e vendit.

Enver Hoxhaj ditë më parë në seancën e Kuvendit deklaroi se koalicionit PAN i duhen afro dy javë për t’i siguruar votat për kryetarin e Kuvendit.

Ndërsa kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj ka thënë vazhdimisht se votat për qeverinë i ka të siguruara.

Previous article
Next article

Më Shumë

Oborret e shkollave në Dragash kthehen në parkingje falas gjatë verës

Komuna e Dragashit ka marrë vendim që oborret e të gjitha shkollave në territorin e komunës të shfrytëzohen si parkingje pa pagesë gjatë sezonit...

Mbi 12 mijë turistë u futën në Shqipëri në 12 orët e fundit

Pika kufitare e Morinës po përballet me fluks të lartë lëvizjesh, ndërsa qindra pushues nga Kosova dhe vendet e rajonit kanë zgjedhur bregdetin shqiptar...

Lajmet e Fundit