Malishevë: Një mandat qeverisës pa ethe hemorragjike “krime kongo”

Sot është mbajtur mbledhja e rregullt e Këshillit të Drejtorëve, i drejtuar nga Kryetari i Komunës, Ragip Begaj. Në këtë mbledhje në mesin e shumë raporteve të drejtorive, ishte edhe njoftimi i Drejtorisë për Shëndetësi, ku sipas drejtorit Hajdin Berisha, “janë ulur masat e gatishmërisë në raport me ethet hemorragjike krime kongo dhe po përmbyllet një mandat katërvjeçar pa raste të vdekjeve nga EHKK”.

“Është ulur niveli i gatishmërisë në QKMF dhe në emergjencë, në raport me EHKK, pasi sipas raporteve, rastet e thumbimeve nga rriqrat tani janë zero, dhe praktikisht jo një vit, por po e përfundojmë një mandat qeverisës katërvjeçar, pa raste të vdekjeve nga EHKK dhe po përfundojmë një periudhë tri vjeçare pa raste të infektimit me virusin e EHKK. Praktikisht, tash e tri vite, virusi vdekjeprurës i EHKK, nuk është prezent në territorin e Komunës së Malishevës, dhe kjo falë përkushtimit të të gjithë faktorëve dhe punës së palodhshme në luftimin dhe parandalimin e EHKK”, ka thënë në raportin e tij, drejtori Berisha.

Përndryshe, gjatë raportimeve të drejtorive, u tha se jemi në fazën përfundimtare të hartimit të projekt buxhetit të Komunës së Malishevës, për vitin 2018, ndërsa në fushën e investimeve kapitale, u tha se shumica e projekteve kanë hyrë në fazën finale të realizimit të tyre, dhe për këtë shumë prej tyre, kanë kërkuar edhe zhvillimin e procedurës së pranimeve teknike të punimeve. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e imamit në Zlipotok të Dragashit

Pas veprimeve intensive operativo-hetimore të Policisë së Kosovës, është arrestuar i dyshuari kryesor për vrasjen e ndodhur në fshatin Zlipotok të komunës së Dragashit,...

Taulant Pireci rikthehet te FC Prizreni

FC Prizreni ka zyrtarizuar rikthimin e futbollistit prizrenas Taulant Pireci, i cili sërish i bashkohet familjes bardhë e kaltër si pjesë e projektit të...

Lajmet e Fundit