Anketë, zhvendosja e Ministrisë së Kulturës në Prizren, për qëllime elektorale

Ideja për dërgimin e Ministrisë së Kulturës në Prizren nuk është gjë tjetër veçse një premtim elektoral dhe i papërmbajtur për arsye se nuk është kushtetuese dhe nuk është serioze. Të anketuarit e “Kosova Sot” theksojnë se dërgimi i kësaj ministrie në Prizren përveç tjerash ka edhe kosto materiale.

Image

Avdi Lakna thekson se një ide e tillë nuk është e qëlluar, pasi këtu në Prishtinës është e koncentruar e gjithë inteligjenca, është qeveria e tjerë. “Për më tepër kjo ide  ka dhe harxhime. Dhe si e tillë nuk është e qëlluar”.

Image

Frrok Kristaj konstaton se nuk ka ndonjë arsye, ngjyrë apo aromë veçse një ide e lindur për arsye elektorale, që PDK të fitojë përsëri Prizrenin. Ai shton se pas mbajtjes së zgjedhjeve lokale kjo ide do të tretët.

Image

Për Sabrije Spahiun ideja për zhvendosjen e MKRS në Prizren nuk është aspak e mirë. “Prishtina është kryeqendër dhe gjitha institucionet qendrore janë këtu”.

Image
Ndërsa Arlind Islami thekson se ideja për zhvendosjen e MKRS në Prizren është e kotë. “Po bëhen gati 18 vjet dhe diçka të madhe për kulturën nuk po bëhet, kur edhe e dimë se si është gjendja nëpër institucione. Ndërrimi i lokacion ka shpenzime të mëdha dhe Prishtina është qendra e Kosovës që duhet t’i ketë të gjitha ministritë në një vend për shumë arsye”.

(Kosova Sot)

Më Shumë

Prizren: Gjyqtarja Diora Bajrami siguron kandidaturën për anëtare të KGJK-së

Në Gjykatën Themelore të Prizrenit është zhvilluar procesi zgjedhor për përzgjedhjen e kandidatit të vetënominuar për anëtar të Këshilli Gjyqësor i Kosovës nga radhët...

16 vjet pa ikonën e kinematografisë, Bekim Fehmiu

Sot bëhen 16 vjet nga ndarja nga jeta e aktorit të madh shqiptar, Bekim Fehmiu, një prej figurave më të shquara të kinematografisë shqiptare...

Lajmet e Fundit