6.4 C
Prizren
E enjte, 30 Prill, 2026

UP-ja, konkurs për afatin e dytë për bachelor

UP-rektoratiUniversiteti i Prishtinës ”Hasan Prishtina”, shpall konkurs për pranimin e studentëve në afatin e dytë për studimet themelore- bachelor në vitin akademik 2013/2014.

Universiteti i Prishtinës, në vitin e parë të studimeve, në afatin e dytë të konkursit për vitin akademik 2013-2014, do të regjistrojë 10108 studentë, prej të cilëve 6555 studentë të rregullt dhe 3553 studentë me korrespondencë.
Universiteti do të regjistrojë edhe 553 studentë të rregullt nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Presheva e Bujanoci, si dhe 250 studentë nga minoritetet: boshnjakë, turq, romë, ashkali dhe egjiptianë.

“Të drejtë pranimi në Universitetin e Prishtinës kanë të gjithë kandidatët ,të cilët e kanë përfunduar me sukses shkollën e mesme në Kosovë dhe e kanë diplomën për shkollimin e kryer. Në Universitet mund të pranohen edhe studentët nga shtetet e tjera, në bazë të kuotave të përcaktuara nga MASHT-I”. ka bërë të ditur UP-ja,transmeton Indeksonline.

Kandidatë jokosovarë konsiderohen ata që e kanë mbaruar shkollimin e mesëm jashtë Kosovës dhe me rastin e paraqitjes në konkurs, duhet t’i kenë të nostrifikuara dokumentet e shkollimit, (njohja /nostrifikimi i diplomave bëhet në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe të Teknologjisë). Secili kandidat mund të konkurrojë vetëm në një fakultet, departament apo drejtim.

Më Shumë

Vetëvendosje sfidon opozitën: Propozoni 3 emra, njërin prej tyre e zgjedhim President

Lëvizja Vetëvendosje ka sfiduar opozitën duke i kërkuar tre emra për pozitën e Presidentin, duke thënë se këtë po e bën për të shmangur...

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Në një nga lagjet më të kërkuara të Prizrenit, ofrohet për shitje banesa moderne me sipërfaqe 136 m², e pozicionuar në katin e 5-të...

Kohë lufte

Lajmet e Fundit