Zafir Berisha në Hoçë të Qytetit: Keqpërdoruesit e pushtetit në ikje, do t’i nxjerri para drejtësisë

Kandidati i Nismës për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha, ka marrë mbështetje edhe në fshatin Hoçë e Qytetit.

Berisha premtoi, se me ardhjen në pushtet të NISMA-s, ky fshat nuk do të trajtohet siç është trajtuar deri më tash.

“Pushteti në ikje që i ka bërë investimet në këtë lokalitet, ka obliguar banorët e këtij fshati që të participojnë në projektet e Komunës si rrugë, kanalizim etj etj”, tha Berisha.

“Ne, ju garantojmë se Hoçë e Qytetit , do të jetë përfituese e shumë projekteve tjera dhe pa asnjë participim nga qytetarët”

“Vlenë të potencohet se ky fshat është i vetmi që në të gjitha projektet e Komunës ka qenë i obliguar të participoi

“Ju jeni qytetarë të Komunës së Prizrenit, ju paguani taksa dhe mbushni buxhetin e Komunës, andaj është e padrejtë që të ju kërkohet participim në rregullimin e infrastruktures, ne gjithashtu ju premtojmë se të gjithë ata që kanë keqpërdorë paranë tuaj dhe buxhetin komunal, do të ndiqen dhe do të dalin para drejtësisë”.

Kryetari i Nëndegës Daut Buduri, i cili është edhe kandidat për Kuvend, ftoi banorët e këtij fshati, që në zgjedhjet e 22 tetorit të votojnë Nismën dhe Zafir Berishën për kryetar të Prizrenit. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Granit Xhaka arrin marrëveshje me Chelsean?

Chelsea po përgatit një ofertë për Granit Xhakën, me Xabi Alonson që i ka kërkuar pronarëve të klubit angles që të finalizojnë marrëveshjen për...

Nis asfaltimi i rrugës drejt Ujëvarave të Mirushës

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka njoftuar se kanë nisur punimet e asfaltimit në kuadër të projektit për ndërtimin e...

Lajmet e Fundit