Drejtori i Komunës së Suharekë, Sedat Kuçi akuzohet për mos raportim të pasurisë

Drejtori i Inspeksionit të Komunës së Suharekës, Sedat Kuçi, po akuzohet se ka kryer veprën penale “mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.

Së bashku me Kuçin, për të njëjtën vepër penale po akuzohet edhe asambleisti në Asamblenë Komunale të Prizrenit, V.K.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Prizren,  dy të lartpërmendurit akuzohen pasi që nuk e kanë bërë deklarimin e pasurisë, të të ardhurave, të dobisë së tjetër pasurore ose të detyrimeve financiare, duke mos i paraqitur brenda afatit për paraqitjen e deklaratës për periudhën e vitit 2016.

Në aktin akuzues thuhet se këtë është dashur ta bëjnë deri më 31 mars 2017, për cka edhe kanë qenë të njoftuar nga ana e Agjencionit Kundër Korrupsionit.

Ndryshe, Sedat Kuçi është emëruar në pozitën e drejtorit të Inspeksionit të Komunës së Suharekës më 14 shtator 2016.

Më Shumë

Rramanaj i qëndron besnik Prizrenit, mbrojtësi mbetet pjesë e projektit të ri

Prizreni ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me qendërmbrojtësin Arbër Rramanaj, i cili do të jetë pjesë e skuadrës edhe në sezonin e ri, duke...

Emilja Rexhepi paralajmëron zgjedhje të reja

Ish-zv-kryeministrja dhe ish-nënkryetarja e Kuvendit, Emilja Rexhepi, ka paralajmëruar se Kosova mund të shkojë sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme nëse nuk arrihet marrëveshje për...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit