28.5 vjet burg për vrasjen e trefishtë në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren ka shqiptuar dënimet ndaj dy të dyshuarve për vrasjen e trefishtë që ndodhi në mars të vitit 2015 në Prizren.

Në vendimin e dhënë sot, trupi gjykues vendosi që i akuzuari kryesor Eshref Shemallari të dënohet me 24 vjet burg në akuzat për vrasje të rëndë ndërsa djali i tij Ejup Shemallari u dënua me 4 vjet e gjysmë burg në akuzën për ndihmë të dhënë kryesit pas kryerjes së veprës penale.

Eshref e Ejup Shemallari akuzoheshin se në mars të vitit 2015, në Prizren, për shkak të një mosmarrëveshjeje të mëhershme, vranë Ferdi Shishkon, Haki Thaçin dhe Belgin Ersoyn, që të tre nga ky qytet.

Në fjalën e tij përfundimtare javën e kaluar, prokurori Genc Nixha ndryshoi aktakuzën sa i përket të akuzuarit Ejup Shemallari, nga vrasja e rëndë në bashkëkryerje në veprën penale të vrasjes së rëndë në ndihmë. Po ashtu, prokurori hoqi dorë ndaj Ejup Shemallarit për veprën penale të armëmbajtjes pa leje.

KALLXO.com në vazhdimësi ka raportuar për këtë rast.

Më Shumë

Rahoveci dhe Xaghra e Maltës zyrtarizojnë marrëveshjen e binjakëzimit

Komuna e Rahovecit dhe Këshilli Lokal i Xaghra-s në ishullin Gozo të Maltës kanë zyrtarizuar marrëveshjen e binjakëzimit, duke hapur një kapitull të ri...

KF Drini i Bardhë vazhdon bashkëpunimin me trajnerin Robert Gjeraj

Klubi i Futbollit KF Drini i Bardhë i Hasit ka njoftuar vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Robert Gjeraj edhe për sezonin e ardhshëm. Sipas njoftimit...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit