6.5 C
Prizren
E enjte, 25 Dhjetor, 2025

LDK në Rahovec vendos të mos e përkrahë as Latifin e as Vehapin

Kryesia e Degës së LDK-së në Rahovec e vlerëson lartë kthimin e LDK-së si parti e parë në nivel vendi pas 10 vitesh, dhe përgëzon Kryetarin e LDK-së Isa Mustafa, si dhe kandidatët e LDK-së në gjithë Kosovën.

Në komunën e Rahovecit, më 19 nëntor në balotazh do të ballafaqohen Smajl Latifi i AAK-së dhe Idriz Vehapi i PDK-së, përcjell Koha.net.

Latifi në zgjedhjet lokale të 22 tetorit mori 7.684 vota ose 33.53 për qind, ndërsa Vehapi 6.785 vota ose 29.60 për qind.

Kryesia e Degës vlerësoi se rezultati i arritur në Komunën e Rahovecit nuk është i kënaqshëm, megjithëse kandidati i LDK-së për kryetar të komunës, Ibrahim Kryeziu dhe kandidatët për kuvend komunal kanë bërë një fushatë shumë dinamike dhe dinjitoze, bazuar në program të qartë për zhvillim dhe jetë me të mirë për qytetarët.

“Metodat jo demokratike të përdorura nga rivalet politike për të bindur qytetarët e Rahovecit për të votuar ata do të zbardhen dhe do të jenë njollë përgjithmonë në angazhimin politik të këtyre partive dhe kandidatëve rivalë”, thuhet në njoftimin nga LDK në Rahovec.

Kryesia e Degës së LDK-së në Rahovec ka vendosur të mos përkrah asnjërin kandidat në balotazh. Ky vendim u mor unanimisht në dy takime, me kryetarët e nëndegëve dhe me kryesinë e degës.

Më Shumë

Rritja e konsumit të energjisë elektrike shkakton reduktime në Prizren

Reduktimet e gjata të rrymës elektrike kanë sjellë pakënaqësi te banorët e Komunës së Prizrenit. Ngarkesat e trafove, sidomos në orët e mbrëmjes, po...

Fest 64: Sonte në mbrëmje mbahet finalja e madhe, 23 këngëtarë garojnë për çmimin që i dërgon në Eurovizion

Pas 3 netëve të para që dhuruan emocione, sonte në mbrëmje do të mbahet në Pallatin e Kongreseve edhe finalja e Festivalit të 64...

Lajmet e Fundit