11.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

“PriFest” 4500 minuta film premierë

PriFest9-13Duke iu referuar miqësive që ka krijuar festivali, këtë vit do të jetë sllogani “Miqësi. Përgjithmonë. Në Prifest”. Festivali sjell edicionin e tij të pestë me radhë në kryeqytet.

Nga data 20 deri me 27 shtator Teatri Kombëtar është vendi ku do t’i zhvillojë aktivitetet e tij. Sivjet do të jenë 49 filma të metrazhit të gjatë dhe të mesëm, që i bie 4500 minuta program filmik premierë.

Blerta Basholli do të sjellë premierën botërore të filmit të saj “Ne të tre” që njëherit do të bëjë edhe hapjen e festivalit. Festivali ka tri kategori të filmave me karakter garues.

“Në konkurrencën kryesore filmat janë nga Rusia, Polonia, Gjeorgjia, Norvegjia, Latvia, e të tjetrë. Në konkurrencën e filmit të metrazhit të mesëm do të shfaqen filma nga Gjermania, Austria, Tunisia, Franca, Republika Çeke e Ukrahina. Ndërsa në konkurencën zyrtare për filmin më të mirë të Ballkanit, filmat vijnë nga Shqipëria, Serbia, Kroacia, Sllovenia, Maqedonia dhe Greqia”, ka thënë Vjosa Berisha, drejtoreshë e “PriFest”, shkruan Zëri.

Festivali vazhdon të mbajë programe të rregullta, siç është ai “Focus”, i cili këtë vit ka sjellë kinematografinë e Amerikës Latine, që vjen me pesë filma këto dy vitet e fundit, në shtetet si Kili, Argjentina, Brazili, Kolumbia dhe Peruja. Po kështu “PriForum” përmes artistëve të regjionit me ç’rast trajtohet industria e filmit në Ballkan e Europë. Do të ketë edhe seanca “Pitching”, që trajton gjashtë projekte po ashtu nga rajoni.

Përveç këtyre, “PriFest” sjell edhe gjëra të reja, siç është programi i quajtur “LetItBe”, i kuruar si rrjedhojë e një bashkëpunimi të frytshëm me festvalin prestigjioz nga Los Angeles. “OutFest”.

“Programi do të trajtojë temën tabu të homoseksualizmit duke dhënë një qasje tjetër, pra atë të përshkrimit të përditshmërisë, përmes filmave, të gjithë ata pjesëmarës dhe fitues në festivale prestigjioze siç janë “Cannes”, “Sundance”, e të tjerë”, ka treguar Berisha, duke shtuar se këtë program e ka përkrahur Ambasada Amerikane.

Ajo nuk ka përmenduar anëtarët e jurisë që do të vlerësojë filmat, por Berisha ka thënë se juria përbëhet nga profesionistë të industrisë së filmit, përfaqësues të festivaleve, selektorë të filmit, aktorë, e të tjerë.

Disa nga sponsorët e festivalit “PriFest” janë Ministria e Kulturës, Ministria e Integrimeve Europiane, Ambasada Norvegjeze, Raiffeisen Bank, IPKO, Digitalb, e të tjerë.

Më Shumë

Rreth 100 punëtorë të lënduar këtë vit

Përveç dhimbjeve dhe pamundësisë për të lëvizur, Rexhep Gashi brengosej edhe për mbulimin financiar të trajtimit të tij. I shtrirë prej ditësh në Klinikën e...

Aksidenti me tre të vdekur në autostradën e Prizrenit, aktakuzë për dy shoferët

Prokuroria Themelore në Prizren, kanë ngritur aktakuzë ndaj dy shoferëve A.S., dhe I.H, për shkaktimin e aksidentit në autostradë, ku vdiqën tre persona. Rasti kishte...

Lajmet e Fundit