Dy ministra të Qeverisë zgjidhen këshilltarë komunalë në Prizren

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet pas rinumërimit të votave në vendvotimet e komunave të ndryshme, në bazë të cilit njoftim del se në Kuvendin e Komunës së Prizrenit ka ardhur deri te ndërrimi i një kandidateje që ka fituar mandatin pas rinumërimit me vendim të PZAP-it.

Në njoftimin e KQZ-së thuhet se në Prizren, kandidatja e LVV-së, Mimoza Bushrani ka fituar mandatin me 238 vota, derisa Ana Spaqi ka humbur mandatin me 234 vota, rezultat ky që ka dalë pas rinumërimit të urdhëruar nga PZAP-i.

Rezultatet e publikuara pas rinumërimit kanë konfirmuar faktin se në Kuvendin e Komunës së Prizrenit do të përgjysmohet numri i subjekteve të përfaqësuara në krahasim me mandatin e kaluar.
Në mesin e kandidatëve që kanë fituar të drejtën e përfaqësimit si këshilltarë në KK=në e Prizrenit janë edhe dy ministra të Qeverisë së Kosovës, Kujtim Gashi nga Ministria e Kulturës dhe Rasim Demiri nga Ministria e Zhvillimit Rural.

Previous article
Next article

Më Shumë

Kosova mirëpret çlirimtarët, historia tashmë ka folur

Qazim Thaçi Tashmë, siç duket, janë konsumuar pothuajse të gjitha pretendimet kundër ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup...

Prizreni shënon Ditën e Zjarrfikësve me aktivitet vetëdijesues

Në kuadër të Ditës së Zjarrfikësve të Prizrenit, kryetari i Komunës, Shaqir Totaj, së bashku me drejtorin e Emergjencave dhe Sigurisë, Sead Arifi, si...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit