Haradinaj vizitoi gjimnazin “LOYOLA” në Prizren

Kryeministri Ramush Haradinaj, vizitoi sot gjimnazin “LOYOLA”, në Prizren, ku për së afërmi bisedoi me drejtorin e shkollës, edukatorët dhe mësimdhënësit, nga të cilët u informua për mbarëvajtjen e procesit mësimor.Së bashku me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, kreu i ekzkeutivit vizitoi ambientet e këtij gjimnazi, duke parë nga afër mbarëvajtjen dhe kushtet e punës që zhvillohen në këtë institucion arsimor.Duke shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për kryerjen e detyrave për një arsim të suksesshëm në vend, Haradinaj tha se nga kjo shkollë mund të marrim një shembull të mirë dhe këto përvoja mund të jenë ndihmesë për arsimin në përgjithësi.

Ndërkaq, ambasadori Heldt duke përmendur mbajtjen e konferencës për PISA 2018, që u mbajt sot në Prishtinë, tha se gjimnazi “LOYOLA” është një shembull se si mësuesit dhe nxënësit kosovarë mund të ecin përpara shumë mirë.

Më Shumë

Liria e Prizrenit mbetet pa tre aksionarë

Liria e Prizrenit  tashmë do t’i bëjë llogaritë pa tre aksionarët nga Prizreni: Valon Osmani, Xhoshkun Dragoj dhe Dardan Kodra. Burime të AL News mësojnë...

Mjeku për sulmin me thikë ndaj 27-vjeçarit në Prizren: Nuk mundëm ta shpëtonim, kishte lëndime në gjoks

Një 27 vjeçar e ka humbur jetën sot si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë pas përleshjes që ka ndodhur...

Lajmet e Fundit