”Kulaçi” i ndarjes së pushtetit në Prizren, fillon pas dhënies së betimit të kryetarit Haskuka

Partitë në koalicion, ende nuk kanë arritur marrëveshje përfundimtare për ndarjen e pushtetit në Prizren.”Kulaçi” i pushtetit pritet të ndahet pas dhënies së betimit të kryetarit të ri të Prizrenit, Mytaher Haskuka.

“Jo, nuk jemi ulë ende që të bisedojmë për ndarjen e drejtorive. Pas dhënies së betimit të kryetarit Haskuka, do të ulemi dhe bisedojmë në detaje për drejtoritë dhe emrat e atyre që do t’i drejtojnë ato”, tregon me kusht anonimiteti një burim brenda partive në koalicion në Prizren.

Kryetari i ri i Prizrenit, Mytaher Haskuka, të mërkurën e ka marrë detyrën nga ish-kryetari Ramadan Muja, shkruan PrizrenPress.

Shefi i Zyrës për Informim i Komunës së Prizrenit, Ymer Berisha, ndërkaq ka njoftuar se kryetari Haskuka, do të betohet me 22 dhjetor.

Lëvizja Vetëvendosje në zgjedhjet e balotazhi, zyrtarisht ka pasur koalicion vetëm me Nismën dhe disa parti të tjera të cilat nuk kanë fituar asnjë vend në Kuvend.

Jo zyrtarisht ndërkaq, marrëveshje ka pasur edhe me LDK-në.

Haskuka ka premtuar arritjen e një marrëveshje për të qeverisur në katër vitet e ardhshme.

“Me Nismën kemi një marrëveshje të nënshkruar. Do të shikojmë të arrijmë marrëveshje edhe me partitë e tjera. LDK-në dhe partitë minoritare, ngase na duhet shumica në Kuvend”, ka deklaruar Haskuka./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Prizreni vazhdon shenjëzimin rrugor, ripërtërihet shtegu i biçikletave në qytet

Drejtori i Shërbimeve Publike, Islam Ukimeri, ka përcjellë nga afër punimet për shenjëzimin horizontal dhe vertikal, të cilat po realizohen sipas planit në gjithë...

Atdheu me qira

Nga Hatixhe Çollaku-Ademaj  Po shumë m'sysh na ke marrë, e nga dergja mijëvjeçare punët po na ecin zvarrë... Të përhumbur nëpër viset e botës, shqiptarët enden për ekzistencë duke punuar, ndërsa...

Lajmet e Fundit