15.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

UPZ ndau trofe për studentët fitues në garën nacionale në lëndët juridike

UPZ ndau trofe për studentët fitues në garën nacionale në lëndët juridike

Në emër të Rektorit të UPZ-së Prof. Dr. Ramë Vataj, prorektori Prof. Dr. Kadri Kryeziu të premten ka pritur në takim studentët e Fakultetit Juridik të cilët e kanë fituar garën nacionale në lëndët penale juridike nga universitetet publike të Kosovës. Me këtë rast në shenjë mirënjohje ai u ka ndarë nga një trofe. Kjo garë është organizuar nga NCSC në kuadër të programit “Kërko Drejtësi” të financuar nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së. Prorektori Kryeziu i falënderoi studentët fitues për përfaqësim dinjitoz të UPZ-së duke i inkurajuar që të vazhdojnë përkushtimin në mësime.

Dje në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë, u mbajtën garat ndërmjet Universiteteve publike të Republikës së Kosovës – Fakulteteve Juridike të  Universitetit të Prishtinës, Prizrenit, Pejës dhe Mitrovicës.

Pas vlerësimit nga ana e jurisë profesionale të gjykimeve të simuluara, fitues doli Fakulteti Juridik i Universiteti të Prizrenit “Ukshin Hoti” duke fituar pikët maksimale në të gjitha rolet e simuluara në këtë seancë, falë përfaqësimit dinjitoz nga studentët mjaftë të përgatitur.

Fitorja e studentëve të UPZ-së, është një dëshmi se UPZ është bërë konkurrent serioz me universitetet nacionale, ndërkaq në një të ardhme të afërt me punë do të jemi në konkurrencë serioze edhe me universitetet në regjion dhe më gjerë.

Deri këtu UPZ ka arritur falë përkushtimit të stafit akademik, studentëve dhe posaçërisht menaxhmentit me në krye Rektorin Prof. Dr.  Ramë Vataj, pasi është përkushtuar në rritjen e cilësisë në mësimdhënie dhe mësimnxënie, përmes vendosjes së standardeve më të larta në angazhimin e stafit akademik të rregullt dhe të angazhuar, kërkesave maksimale për punë akademike, pranimin e studentëve më të mirë dhe disiplinës në mbarëvajtjen e procesit mësimorë dhe vlerësimit të mirëfilltë. 

Më Shumë

Vdes një 60 vjeçar në Prizren, pësoi sulm në zemër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë mëngjesit të sotëm në Prizren, ku një person është gjetur pa shenja jete në një hotel. Bëhet fjalë...

I ofroi ryshfet 5 euro policit “për një kafe”, arrestohet shoferi i një autobusi në Vërmicë

Policia e Kosovës e ka arrestuar një shofer të autobusit, shtetas i Maqedonisë së Veriut, në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, meqë i njëjti i...

Lajmet e Fundit