6.2 C
Prizren
E martë, 31 Mars, 2026

Mesut Ozil ende s’ka vendosur për të ardhmen

Arsenali përfundimisht nisi bisedimet me përfaqësuesit e Mesut Ozilit muajin e kaluar për zgjatjen e kontratës, por ylli gjerman ende nuk ka vendosur për të ardhmen, sipas Goal.com

“Topçinjtë” janë besimplotë se Ozil nuk do të nënshkruajë para kontratë me ndonjë klub të huaj në janar, me Alexis Sanchez dhe Jack Wilshere po ashtu në të njëjtën situatë pasi kontrata e tyre skadojnë në verë.

Bisedimet për rinovimin e kontratës së Ozilit u suspenduan në shkurt të vitit të kaluar për shkak të pasigurisë rreth së ardhmes të vet Arsene Wengerit. Megjithatë, kur francezi e rinovoi kontratën me skuadrën për edhe dy vite tjera në fund të muajit maj, nuk u mor asnjë vend për rinisjen e bisedimeve për treshen e lartpërmendur.

Ozil së fundmi bleu shtëpi në Londër dhe po e shijon jetën në kryeqytetin anglez, ndërkohë që Sanchez është drejt kalimit te Manchester City.

Për Ozilin, i cili i ka shënuar katër gola dhe dhuruar pesë asiste në 17 ndeshje këtë sezon në Premierligë, kanë shprehur interesim Barcelona, Paris Saint-Germain dhe Manchester Unitedi.

Më Shumë

Suharekë, homazhe në kujtim të viktimave të familjes Berisha

Në përkujtim të një prej ngjarjeve më të dhimbshme të luftës në Kosovë, sot u zhvilluan homazhe në nder të viktimave të familjes Berisha....

Masakra e Krushës së Madhe, Latifi: Rrënjët e lirisë thellohen nga gjaku që u derdh

Në Krushë të Madhe po mbahet tubim dhe homazhe në 27-vjetorin e vrasjes së 243 personave, ndërsa 893 shtëpi private dhe shoqërore u dogjën...

Lajmet e Fundit