0.8 C
Prizren
E martë, 4 Shkurt, 2025

Bujar Hasani me prova të reja

Drejtori i Inspektoratit në Komunën e Prizrenit, Bujar Hasani, të enjten, përmes avokatit të tij Hazër Susuri, ka paraqitur prova të reja për të kundërshtuar aktakuzën e ngritur ndaj tij. Hasani, së bashku me inspektorin e ndërtimit, Enver Bytyqi, akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Gjatë shqyrtimit gjyqësor të mbajtur në Gjykatën Themelore në Prizren, avokati Susuri ka kërkuar nga gjykata që të administrojë disa vendime të Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore, me të cilat pretendon se janë lejuar punimet në lokalin “Fellas”.

Prokurori i rastit, Mehdi Sefa, ka kërkuar kohë për t’i shqyrtuar provat e reja dhe për t;u deklaruar rreth tyre, pasi ato i ka pranuar gjatë seancës në fjalë.

Trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtarja Ajser Skenderi, ka pranuar kërkesën e prokurorit dhe ka ndërprerë shqyrtimin. Vazhdimin e të njëjtit e ka caktuar për 9 dhe 12 shkurt 2018, në ora 9:30.

Prokuroria Themelore në Prizren, më 31 gusht 2017, ka ngritur aktakuzë ndaj të akuzuarit Bujar Hasani, të cilin e akuzon se nuk ka vepruar brenda përgjegjësive që ia jep ligji, me qëllim të përfitimit material për vete.

Sipas aktakuzës, Hasani, si drejtor i inspektorateve, nuk ka vepruar për të larguar konstruksionin metalik të lokalit “Fellas”, të ndërtuar kundërligjshëm në Zonën Historike të Prizrenit, e pronar i të cilit lokal është vet ai.

Po ashtu, Enver Bytyqi, akuzohet se duke qenë në cilësinë e inspektorit të ndërtimit, me qëllim nuk ka iniciuar procedurën për heqjen e konstruksionit metalik të lokalit në fjalë, me ç’rast i ka mundësuar përfitim material të akuzuarit Hasani, të cilin e ka drejtor./betimiperdrejtesi/

Më Shumë

Gazetari i njohur flet për “zhdukjen” e Xhenetës pas “Big Brother”

Gazetari Redjon Shtylla ka folur për zhdukjen e Xhenetës që nga dalja e saj nga Big Brother VIP Kosova 3. Në emisionin Weekend të Klan...

Policia shqiptoi 1742 gjoba trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 1742 gjoba në trafik. Sipas raportit të policisë, gjatë 24...

Lajmet e Fundit