PDK në Prizren ende nuk është përcaktuar për kandidatin e kryesuesit të Kuvendit

Partia Demokratike e Kosovës(PDK) në Prizren, ende nuk është përcaktuar për kandidatin për kryeses të Kuvendit.

Burimet e “PrizrenPress”-it bëjnë të ditur se Kryesia në mbledhjen e fundit nuk ka dalë me ndonjë propozim.

“Jemi duke u koordinuar me partitë tjera për të siguruar shumicën “, tregon një burim brenda PDK-së.

PDK-ja në Prizren, në zgjedhjet e tetorit të vitit të kaluar ka arritur t’i fitojë 13 vende në Kuvend.

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka caktuar datën e seancës për zgjedhjen e kryesuesit të Kuvendit.

Seanca mbahet me 15 janar të këtij viti. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Tragjedia në Prizren: Babai i viktimës po vazhdon trajtimin mjekësor

Një mosmarrëveshje mes djemve të axhallarëve në fshatin Kobaj të Prizrenit ka përfunduar në tragjedi, ku një 27-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur...

Rahoveci ndan Medaljen e Lirisë në Ditën e Çlirimit

Me rastin e shënimit të Ditës së Çlirimit të Komunës së Rahovecit, do të mbahet ceremonia solemne e ndarjes së Medaljes së Lirisë, në...

Lajmet e Fundit