9.8 C
Prizren
E diel, 26 Prill, 2026

Morina-Biffar: LDK-ja në Prizren, nuk ka legjitimitet të bëjë pazare për pushtet

Anëtarja e Kryesisë së LDK-së në Prizren, Afërdita Morina-Biffar, thotë se askush në këtë parti  nuk ka legjitimitet të bëjë pazare për një “grim” pushtet. Sipas saj, deri më tash në LDK-në e Prizrenit, nuk është diskutuar për humbjet zgjedhore të vitit të kaluar.

“Pas humbjes katastrofale që kemi pësuar në Prizren, duke dal partia e tretë, nuk mendoj që kemi kurrfarë legjitimiteti të bëjmë pazare për një ‘grim’ pushtet pa aspak dinjitet”, shkruan ajo në Facebook.

“Një kryetar normal, do të duhej që moti ta ftonte Kryesinë, Shtabin zgjedhor dhe shefin e Shtabit z. Driton Selmanaj, për të analizuar gabimet dhe dështimet që sollën humbjen më të thellë të votave të LDK-së në Prizren, që nga themelimi i saj, e jo të na ftojë sa për sy e faqe, në përpjekje për të legjitimuar tash pazaret e bëra nëpër ‘kafe-barë’ për interesa të ngushta të një grupi të interesit”.

Morina-Biffar, një kërkesë të tillë e ka shtruar dje edhe në mbledhjen e Kryesisë.

Burimet e “PrizrenPress”-it bëjnë të ditur se Morina-Biffar dhe kryetari i Degës Haxhi Avdyli, në mbledhje e Kryesisë që është mbajtur dje, kanë pasur një përplasje të fortë mes vete.

Morina-Biffar nuk ka pranuar të flasë për “PrizrenPress” për këtë çështje, ndërkaq që Avdyli, ka thënë dje se mbledhja nuk është përshkruar me tensione.

Morina-Biffar i ka bërë thirrje liderit të LDK-së, Isa Mustafës që të ndërhyjë në Prizren.

“Thërras publikisht lidershipin e LDK-së në Prishtinë të kthejë sytë nga dega e Prizrenit”, shkruan ajo në Facebook. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Prizreni përkujton Alush Kryeziun – 34 vite nga rënia heroike

Familjarë, miq, bashkëveprimtarë, ish-eprorë të lartë të UÇK-së, qytetarë dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme, të dielën në lagjen “Ortakoll” të Prizrenit, pranë lapidarit...

Prizreni i jep lamtumirën e fundit ish-eprorit të UÇK-së, Selim Krasniqi

Prizreni i ka dhënë sot lamtumirën e fundit patriotit dhe ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Selim Krasniqi – Komandant “Baca”, në një ceremoni...

Lajmet e Fundit